Opinion: Wesley Clark dhe Sonja Boserko pro Kurtit dhe kundër Serbisë e Vuçiqit
Nga Skënder Sadri KAPITI
(Vazhdim i shkrimit me titull:”E vërteta është me shqiptarët, Kosovën dhe me Albin Kurtin”)
Opozita në Kosovë, politika dhe Kryeministri në Shqipëri, mediat dhe nderkombëtarët ta mësojnë të vërtetën edhe nga Wesley Clark dhe Sonja Biserko. Gjenerali amerikan në pension Ëesley Clark, ish-komandanti suprem i Aleancës së NATO-s në vitin 1999 ka udhëhequr fushatën e Aleancës së Atlantikut Verior kundër forcave serbe për clirimin e Kosovës, dhe ky i sqaron shumë mirë opozitën në Kosovë, kryeministrin e Shqipërisë dhe aleatët e shqiptarëve se kush është akoma edhe sot Serbia, kur deklaroi se Serbia synon të pushtojë pjesën Veriore të Kosovës dhe të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën për të krijuar një “Serbi të Madhe”.
“Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave ruse. Vuçiç është dinak, dëshiron të duket sikur po luan me të dyja palët, por kur të vijë koha, ai do të bëjë atë që dëshiron Putini. Nëse ka një problem në Ukrainë, ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderët si kryeministri Kurti do të duhet të merren me të”, shtoi Clark. Pra Serbia është ajo që ka qenë dhe se ajo i shërben interesave ruse në Ballkan . Këtë le ta mësojnë shumë shqiptarë prej ishgjeneralit amerikan , le ta mesojë edhe Kryeminisstri i Shqipërisë, edhe opozita në Kosovë, edhe mediat dhe gazetarët shqiptarë. Dhe këtë duhet ta mësojë edhe diplomacia e sotme europiane se mesa duket i është dobësuar ose i ka humbur kujtesa.
Gjenerali amerikan në pension Klark që ka udhëhequr fushatën e Aleancës së Atlantikut verior kundër forcave serbe që cliruan Kosovën thotë se Kurti duhet të merret me këtë kërecënim serb, pra që do të thotë se ai mbështet Albin Kurtin.
Në një intrervistë te Zëri i Amerikës Gjenerali Wesley Clark deklaron se : “ Serbia i ka shtrirë krahët e saj të gjatë brenda Kosovës për një kohë të gjatë, në veri të lumit Ibër. Edhe kur isha komandant i NATO-s pati një fushatë spastrimi etnik nga serbët kundër shqiptarëve në veri të lumit Ibër. Ishte e gabuar. Por vazhdoi. Duket qartë që ndërhyrja serbe vazhdon ende.
Por kur Shtetet e Bashkuara u kërkojnë palëve të bashkëpunojnë, mendoj se trysninë më të lartë duhet ta ushtrojnë mbi zotin Vuçiç në Serbi. …Duket qartë se Serbia ende nuk e ka pranuar që Kosova është e pavarur sot. Dhe duhet bërë paqe me këtë ide…
Nuk kam për ta harruar kurrë, kur isha me Presidentin Millosheviç në nëntor të vitit 1998 dhe po firmosnim marrëveshjen përfundimtare të nëntorit ’98 e cila parashihte tërheqjen e forcave të tepërta serbe nga Kosova, të cilat Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkonte që të largoheshin nga Kosova.
Presidenti Millosheviç tha në mënyrë të prerë: “E di unë se si të merrem me këta shqiptarë. E kemi bërë dhe më parë”, tha ai. E pyeta, se si keni vepruar. Ai më tha “i vrasim të gjithë”. (Nga gazeta tema, 23 mars 2024).
Pra shikoni se cfarë paska deklaruar kryekrimineli serb Milloshevic kundër shqiptarëve, ndërsa perendimi, NATO dfhe institucionet e tjera perendimore e tolerojnë, bisedojnë dhe i besojnë ishministrit serb të regjimit gonocidist të Millosheviqit, Presidentit aktul në Serbi, Vucicit.
Kjo verteton faktin se në Veri është kryer spastrim etnik , janë dëbuar shqiptarët prej atje, dhe se SHBA-të nuk do lejojnë ndarjen e Kosovës. Serbia i kishte shtrirë krahët atje dhe Kurti tashmë e ka cliruar Veriun, pjesën mbi lumin Ibër, pra ka plotësuar sovranitetin e Kosovës. Dhe a mund të ketë shqiptar që nuk është me Kurtin për këtë që ka kryer qeveria Kurti, për të vendosur sovranitetin në gjithë terrirtorin e Kosovës?
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, për Qendrën Mediale të Beogradit thotë se Serbia po bën çmos që ta parandalojë hapjen e urës, po keqpërdor serbët në veri përmes Listës Serbe,”Albin Kurti nuk është problemi kryesor në dialogun me Prishtinën, por Beogradi”. deklaroi Sonja Biserko.
Sonja Biserko thotë se:“Ura e Ibrit do të duhej të hapej kohë më parë siç janë hapur tërësisht urat e tjera në Mitrovicë. Ura duhet të shërbejë si simbol komunikimi mes të dyja komuniteteve prandaj edhe duhet të hapet në mënyrë paqësore. Në anën tjetër Serbia po bënë gjithçka për ta parandaluar këtë proces duke e akuzuar Kosovën se po i diskriminon komunitetet dhe në veçanti serbët. Unë mendoj që serbët në veri janë shumë të lodhur dhe të frustruar nga sjellja e Beogradit. E kemi parë përgjatë këtyre viteve se Lista Serbe e kontrolluar nga Beogradi nuk ka punuar në interesin e qytetarëve serbë”, tha ajo. Sonja Biserko ka denoncuar dhe kundërshtuar projektin për ndarjen e Kosovës dhe autorët e këtij projekti, projekt i cili sipas saj ka pasur dakordësinë edhe të kryeministrit të Shqipërisë dhe të ishkryeministrit të Kosovës. dhe se kundër ndarjes së Kosovës ishin SHBA-të dhe Gjermania,sidomos kancelarja Merkel.
Biserko vazhdon e thote se Beogradi i ka shpalosur qëllimet e tij deri në fund, pasi nuk ka fare qëllim të hyjë në atë dialog dhe ende qëndron në qëndrimin e ndarjes së Kosovës”, tha Biserko, duke shtuar se “kjo duket qartë nga të gjitha reagimet dhe sjelljet e fundit të Beogradit”.
Politika, diplomacia, shoqëria dhe mediat shqiptare kanë mbivlerësuar dhe kanë treguar respekt e mirënjohje të jashtëzakoinshme ndaj aleatëve perendimorë, por duke gabuar politikisht: politika, mediat dhe shoqëria në Kosovë kanë arritur deri aty sa kanë krijuar përshtypjen sikur gjithcka cfarë Kosova ka sot, pavarësinë e shtetësinë sikur të ishin krejtësisht meritë e perendimit, madje duke thënë se Shtetin e Kosovës e krijuan clirimtarët perendimorë, kur dardanët dhe Dardania janë aty prej mijra vitesh, dhe se dardanët kanë luftuar e sakrifikuar në shekuj për mbijetesë kundër romakëve,bizantinëve, osmanëve dhe sllavëve. Askush nuk e mohon faktin se në vitin 1999 nuk e mohon kush ndërhyrjen e NATO-s dhe rolin e saj për clirrimin e Kosovës, kjo si kthim i “borxhit” ndaj shqiptarëve për atë padrejtësi tragjike që Europa u kishte bërë shqiptarëve me coptimin e Shqipërisë në vitin 1913. Pra Europa këtë ndihmë për Kosovën ua kishte borxh shqiptarëve. Dhe për këtë mbështetje të perendimit për Kosovën , Kosova nuk ka pse për gjithcka të marrë leje prej tyre për mbrojtjen e sovranitetit dhe legjitimitetit shtetëror të Kosovës, madje perendimorët duhet që ta mbështesin Kosovën në këtë drejtim dhe jo t’i bëjnë presion Prishtinës dhe të joshin e të mbështesin Serbinë dhe qëllimet e saj për të marrë atë se cfarë ajo synon në Kosovë për krijimin e Serbisë së Madhe. Politikanët shqiptarë si opozita në Kosovë ashtu edhe politika në Tiranë nuk diuhet të jenë miopë pushteti dhe të mos bëjnë punën e servilit me qëllim se mendojnë që të marrin mbështetje politike nga perendimorët, duke u dhënë atributin e të qënit ata të zotët e shtëpisë në Dardani.
Mirenjohja, ky respekt dhe ky besim te europianët, ata nuk duhet që ta marrin këtë për dobësi, sikur ata duhet te kenë të drejtën që ata të vendosin gjithcka sot për Dardaninë, sepse Europa është mësuar që para një shekulli në Konferencën e Londrës kur europianët bënë tragjedinë me coptimin e Shqipërisë.Shqiptarët, kryesisisht politika dhe mediat si të opozitës në Kosovë ashtu edhe të politikës e mediave në Shqipëri të cilat për të mos thënë se urrejnë suksesin e Kurtit, po themi se kanë një egoizëm, smirë dhe nihilizëm të madh karshi suksesit të qeverisë Kurti në luftën dhe betejën kundër korrupsionit dhe në atë të plotësimit të sovranitetit e të legjitimitetit shtetëror të Kosovës.
Average Rating