
BE-ja përmend mundësinë e heqjes graduale të masave për Kosovën
Një version i ri i draftkonkluzave të Bashkimit Evropian përdor gjuhë më të zbutur sa u përket masave të Brukselit ndaj Kosovës. Formulimi i fundit përmend mundësinë e heqjes graduale të masave, mirëpo paralelisht me hapat e Kosovës drejt depërshkallëzimit të tensioneve në veri.

Nuk ka afatizim por konfirmohet se Këshilli i BE-së do të merret me këtë çështje në moment adekuat.
Drafti i ri i konkluzave do të trajtohet sërish në nivel të ambasadorëve, me qëllim të arritjes së pëlqimit, ndërsa ministrat evropian do të duhej t’i aprovonin ato, në takimin e 17 dhjetorit.
Në draftkonkluzat për Kosovën mbetet kërkesa e Këshillit të BE-së, që të niset puna drejtë formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese.
Thirrje e veçantë do t’i bëhet Kosovës, që pa vonesa dhe pa parakushte, të zbatojë marrëveshjen për rrugën drejtë normalizimit të raporteve, me rikujtim se ky është parakusht për përparim në proceset integruese për të dyja palët.
Për miratimin e këtyre konkluzave nevojitet pëlqimi i 27 vendeve anëtare të BE-së, janë këto konkluza për procesin e zgjerimit që miratohen çdo dhjetor.
Serbia ka shpresuar se kësaj radhe do të merr pëlqimin e BE-së, për zhbllokimin e negociatave për anëtarësim, që janë të ngrira që nga viti 2021, për shkak të refuzimit të autoriteteve të Beogradit për vendosjen e masave ndaj Rusisë.
Sipas draftit të fundit BE-ja konfirmon se mund ta shqyrtojë këtë mundësi vetëm kur të ketë përparim të dukshëm, në sundimin e ligjit si dhe në dialogun me Kosovën.
Më shumë storie
Mediat gjermane: Autokracia në Serbi po lëkundet
"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive...
Donalg Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë, të arrihet marrëveshja
Presidenti Trump ka bërë apel për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Ai ka kërkuar lirimin e pengjeve, ndërsa tensioni...
Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE
Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe të...
Donald Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën e Serbinë, duke deklaruar se i kërcënoi të dyja...
NATO vendos të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri më 2035
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur më 25 qershor në Hagë për të riafirmuar...
Rexhep Taip Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se derisa KFOR-i Turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do...
Average Rating