Ursula von der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të nisë punën në trajtimin e aplikimit të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit. Megjithatë, ajo theksoi se për këtë proces është i nevojshëm një vendim unanim nga shtetet anëtare të BE-së.

“Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë për të dalë me opinion. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati”, ka thënë von der Leyenë, duke u përgjigjur në pyetjen e RTK-së.
Kosova ka aplikuar në vitin 2022 për statusin e kandidatit, por deri më tani nuk është trajtuar nga Këshilli i BE-së. Për të mandatuar Komisionin Evropian të punojë në opinionin përkatës, kërkohet një vendim unanim nga të gjitha shtetet anëtare.
Presidentja e Komisionit Evropian tha se edhe çështja e masave është në duar të shteteve anëtare, të cilat duhet të vendosin njëzëri për heqjen e tyre.
“E njëjta vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht gati t’i heqim masat, por edhe këtu na duhet unanimiteti i vendeve anëtare, të cilin tash nuk e kemi, por po punojmë shumë që ta marrim, sepse gjithsesi është me rëndësi që edhe Kosova të lëvizë”, ka deklaruar von der Leyen, duke shtuar se, pavarësisht rrethanave, Kosova ka mbështetje të plotë nga institucionet evropiane.
Më shumë storie
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...

Average Rating