
Bekim Jashari flet për rezistencën e familjes, 27 vjet më parë
27 vjet më parë, forca të Policisë serbe kryen sulmin e dytë mbi familjen Jashari në Prekaz. Sulmi filloi ende pa zbardhur dita. Atë ditë, komandanti Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa sulmeve u bënin rezistencë, Shabani e Hamza.

I biri i Hamzës, Bekim Jashari, tregon si kishte ndodhur sulmi i 22 janarit.
“Është bërë një luftë 45 minutëshe. Babai me Selveten dhe Ilirianën nga shtëpia, gjyshi me Fitimin, Besimin, Kushtrimin, Igballen e Blerimin nga kulla. Në atë ngjarje është plagosur motra Selvetja dhe vajza e Rifatit e cila sot ëhstë gjallë, Iliriana”, tregoi ai.
Edhe 27 vjet pas sulmit, Prekazi vizitohet nga fëmijë e pleq. Jashari, ka treguar një rrëfim kur dera e xhaxhait të tij, Rifatit atëbotë ishte e hapur për ngushëllime. I humba 60, por i fitova 7 milion shqiptarë, kishte thënë ai.
“Mixha Rifati e ka thënë, ende sa ka qenë duke e mbajtur të pamen për familjen pas rënies. I pati thënë një nga vizitorët, ‘o baca Rifat a po mundesh të mbahesh. ‘Po mbahem, se i dhashë gjashtëdhjetë, po i fitova 7 milionë shqiptarë”, rrëfen Jashari.
22 janari i vitit 1998, edhe 27 vite pas, ka mbetur në kujtesën e njerëzve e në historinë e Kosovës.
Më shumë storie
As pas 14 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri...
Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto...
Edhe pas 13 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve. Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56...
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota
Kuvendi i Kosovës ka hyrë në javën e pestë të krizës politike, pa arritur ende të konstituohet plotësisht. Përpjekjet për...
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e Kosovën e gjen me pozitën më të keqe në 15 vjetët...
PDK e LDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dy partitë opozitare në legjislaturën e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia...
Average Rating