Besnik Bislimi: Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka deklaruar se diskriminimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës është përhapur në mënyrë alarmante në institucionet shëndetësore të Serbisë.
Në një postim në “X” ish-Twitter, Bislimi ka shkruar se nga 1 mijë e 316 punonjës në spitalin rajonal në rrethin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar, pavarësisht se 30 për qind e popullsisë që merr shërbime shëndetësore është shqiptare.
“Rreth 18 persona punojnë në Institutin e Shëndetit Publik në Vranjë, por asnjë nuk është shqiptar. Në Medvegjë nuk ka asnjë punonjës shqiptar nga 68 sa janë në qendrën shëndetësore”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij, për pakicën shqiptare në Serbi, kjo është normalitet për më shumë se një dekadë. “Ende po kërkoni pakicë më të shtypur në Evropë?”, ka pyetur Bislimi.

Më shumë storie
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...

Average Rating