Opinion: PD, Kuvendi Kombëtar dhe sfida kundër politikës së vjetër, korrupsionit dhe mercenarizmit mediatik
Nga Skënder Sadri KAPITI
KY SHKRIM SHËRBEN EDHE SI LEKSION PER PUBLIKUN , PASI KY ËSHTË NJË LEKSION-SFIDË PER NDRYSHIMIN QE DUHET BËRË, LEKSION TË CILIN E JAPIN REALITETI, E JAPIN EDHE OPINIONI I NDËRGJEGJSHËM DHE INTELIGJENT; E JAPIN RINIA DHE SIDOMOS DEMOKRATËT E VERTETË , TE CILËT ME 2 SHTATOR 2023 MBAJNË KUVËNDIN KOMBËTAR TË PD-SË, KUVËND I CILI DUHET TË SHËNOJË SË PARI NDARJEN E NGA E VJETRA POLITIKE, NDARJEN NGA KORRUPSIONI, NGA E SHKUARA DHE NGA TRANZICIONI.
Duke parë zhvillimet politike në Shqipëri, ku korrupsioni ka kapur dhe asfiksuar gjithcka, si dhe faktin që e gjithë oligarkia politiko-ekonomike, korrupsioni dhe mercenarizmi mediatik i janë kundërvënë Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, atëhere publikut po i drejtohem me ketë shkrim-sfidë kundër elitës së vjetër politike,korrupsionit, servilizmit dhe mediave të korruptuara e mercenare.
Duhet thënë pasi edhe është tashmëi agumetuar fakti shumë i rëndësishëm dhe jetik për demokracinë dhe për shtetin demokratik e ligjor, duhet thënë dhe pranuar fakti se Basha dhe Elita e Re Politike e Partisë Demokratike kanë rëndësinë historike sepse falë qëndresës së tyre u bë e mundur mbijetesa e Partisë Demokratike, e këtij aseti kombëtar dhe forcimi i partneritetitte saj me SHBA-të, Britaninë dhe BE-në; falë tyre u bë e mundur që Partia Demokratike mbeti dhe po forcohet si parti demokratike dhe proamerikane që është forca politike e cila do ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku i këtij tranzicioni korruptiv ku e mban mbi 30 vite Elita e vjetër politike, “Trekëndëshi i Bermudës”.
Kauza e Bashës dhe e PD-së është cmontimi i “Trekëndëshit të Bermudës”, dhe kjo është emegjencë kombëtare.Së pari kjo kauzë e Bashës është edhe kauzë kombëtare, por është edhe kauzë të cilën e mbështesin SHBA, Britania e Madhe dhe BE.
Prandaj themi se Basha dhe PD-ja po sfidojnë e po përbasllen tërë sistemin superkorruptiv e të kalbur nga krimi, hajnija, tradhtia, korrupsioni dhe me zyllumet gjithfarëshe.
Kjo kauzë e Bashës ka sot shumë mbështetje te të rinjtë se sa te antarësia e Partisë Demokratike , duke pasur parasysh sidomos ata demokratëqë vijojnë akoma te Foltorja.. Të rinjtë janë më të ndëgjegjsuar dhe prandaj ata e ftonin dhe e ftojnë Bashën në takime, dhe ky inkurajim i të rinjve ishte edhe një shtysë e madhe që Basha rikandidoi për kryetar të PD-së, pasi Basha pa dhe konstatoi se kishte mbështetje dhe besim te rinia.
Zhvillimet në PD-në e sotme kanë nevojë edhe për një kritikë pozitiviste për të crrenjosur kulturën e vjetër politike, atë të servilizmit, egoizmit dhe sidomos atë të vetëm interesit personal dhe atë edhe të kompleksit të inferioritetit që ka të bëjë me mosangazhim politik të intelektualëve të vërtetë e potent,gjëra këto që nëse nuk “kritikohen”dhe nuk merren në konsideratë bëjnë të mundur paqëndrueshmërinë politike,apo “politikëne lëkundjes”, atë të shkuarjes e luhatjes politike gjithandej për një interestë ulët e momental, pra atë të lëvizjes e të ndryshimit të qëndrimit edhe brënda 24 orëve sic bënë edhe deputetët e grupit Bardhi-Tabaku të cilët bënë cfarë mundën për të penguar zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së., që ishte dhe synimi kresor i foltorexhinjve dhe i të gjithë politikës së vjetër të tranzicinoint
Sfidimine korrupsionit dhe të politikës së vjetër po e bën PD-ja e reformuar dhe reformatori Lulzim Basha..
PD-ja me Bashën kryetar është e do të jetë parti politike vlerash, ku vlerat më të mëdha të saj janë demokracia, liria e mendimit ndryshe, transparenca dhe si parti e hapur e gjithëpërfshirëse.Dhe jo më një parti klanesh e as parti e mbyllur sepse një parti e mbyllur dhe e kapur nga autokracia e kryetarit dhe e servilizmi rreth tij, një parti e kapur nga korrupsioni dhe e larguar nga antarësia,një parti si ajo e vjetra e Partisë Demokratike ajo e dëbimit dhe e lincimit të mendimit intelektual dhe të atij ndryshe nga Berisha; këto ishin dhe arësyet se pse PD humbi aq thellë në vitin 2013, dhe autorët e asaj humbje sot janë në kupolën e Foltores.
Pra bashkë me largimin e foltorexhinjve nga PD, dhe bashkë me ta ka ikur edhe e kaluara e Partisë Demokratike, e cila ka marrë me vete edhe korrupsionin, edhe antiamerikanizmin, edhe mashtrimin e hipokrizinë demokratike.
Rizgjedhja e Bashës në krye të PD-së ishtë zgjedhja më e duhur që bënë demokratët.
Kjo pasi sic e panë dhe sic treguan zhvillimet i gjithë potenciali anti-PD i “Trekëndëshit të Bermudës” politikisht ishin përqëndruar kundër Lulzim Bashës i cili për t’a përbën këcënimin më të madh. Dhe kundër Bashës ishin edhe oligarkia e mediat dhe tërë korrupsioni.
Aktualisht, dhe sidomos tani pas një muaji që nga rizgjedhja e Bashës në krye të Partisë Demokratike, tani është ekspozuar në dritë të diellit sistemi kriminal i korrupsionit, i montuar në sistem dhe që ka bashkefunksionuardheështë zhytur në atë sistem e gjithë politika e vjetër e tranzicionit, politikë të cilën aq mirë e aq sakt e ka përcakuar, vlerësuar dhe etiketuar Kryedemokrati Basha si “Trekëndëshi i Bermudës”.
Kjo tashmë është faktuar, dhe prandaj Basha ka mbështjen ndërkombëtare, sepse Basha është politikani i vetëm ndoshta që kërkon Vetting-un e politikës dhe se ai është politikani që është edhe kryetar i opozitës i cili mbështet dhe inkurajon SPAK-un.
Pse Foltorja sulmon vetëm Bashën?
Këtë duhet t’ia bëjnë pyetje vetes së tyre demokratët, dhe duhet të dalin e t’i thonëpublikut guximshëm të vërtetat, deputetët dhe kreyesia e PD-sëe kryetarët e degëve të saj. Nuk duhet lënë vetëm Bashën, dhejo vetëm disa si Roland Bejko i cili u përball dhe sfidoi me aq guxim “Trekëndëshin e Bermudës”, por që u la pothuajse vetëm kundër Veliajt dhe gjithë korrupsionit politik e mediatik , e që madje pati edhe deputete demokratë që votuane punuan kundër tij në betejën për Tiranën. Janë për t’u pershendetur dhe për të marrë shëmbull inkurajimi edhe nga z.Hasa, Alibeaj, Acka, Karabina, Pampuri e ndonjë tjetër si dhe disa analistë e gazetarë të cilët mbështesin Bashën dhe demaskojnë hipokrizinë, manipulimin dhe korrupsionin e non gratës dhe atyre që mbështesin non gratën.
U duhen thënë gjërat demoktratëve dhe shqiptarëve me themel dhe jo përciptazi.
Foltorja sulmon Bashën sepse realisht ai ka mbajtur peshën kryesore dhe është treguar politikanpotent, me vizion dhe ka treguar guximpolitik e intelektual për t’ju kundërvënë gjithë elitës politike të korrupsionit të këtij tranzicioni. Habitesh kur dëgjonedhe nga individëme potencë në PD, habitesh kur edhe nga ata dëgjondeklarime tëthata që më shumë janë qorrrollepsje intelektuale e mjerisht tejet të dobëta politikisht. Habitesh kur kaq shumë na filozofojnë, dhe filozofia e tyre është aq e lehtëkuptueshme sa që mundohen sikur po thonë dicka për të tërhequr vëmëndje por në fakt që nuk thonë asgjë përvecse ato të cilat vetëm atyre u pëlqen, dhe u pëlqejnë edhe mediave të interesuara që ta eklipsojnë Bashën.
Dhe duke qenë kryetari PD-së, dhe me qe Basha dhe PD-ja mbështesin luftën kundër sistemit të krimit e korrupsionit si dhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe mbështetjen e Vetting-ut, dhe këto janë edhe arsyet që PD nuk ka më asnjë lidhje me Foltoren, dhe që PD nuk mundet kurrësesi të bëjë as aleancë me asnjërin prej komponentëve të “Trekëndëshit të Bermudës”.
Alenca e PD-së është vetëm me demokracinë, me ligjin, me interesat kombetara dhe me ato të qytetarëve.
Foltorja, kupola e saj kryesisht nuk ka më asgjë të përbashkët me Partinë Demokratike. Demokratët e kanë të hapur rrugën në PD, PD është e hapur edhe për cilindo që pranon programin dhe e mbështet PD-në. PD-ja sot është Parti e hapur, është demokratike dhe proamerikane më shumë se kurrë më parë, dhe nuk ka pse t’i lutet PD-ja e t’u bëjë ftesa Foltores dhe as atyre që mbështesin foltoren.
PD-ja ka identitetin e vet.
Pse, a mos vallë , a mos duhet që edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, a mos duhet PD-ja t’u lutet kandidatëve të foltores që ejani se do u mbeshtesim ne; a mos vallë, a mos duhet që ata kandidatët dështakë të primareve të Foltores që humbën me 14 Maj 2023, a mos duhet t’u lutemi ejani dhe merrni në PD privilegjet e favore, por vetëm kthehuni!
Ajo që duhet është ajo që përfundimisht PD-ja duhet të ndahet nga berishizmi.
Është fakt që vetëlargimi i foltores, dalja dhe grupimi i saj jashtë dhe kundër PD-së në fakt i ka shërbyer Vetting-ut politik të Partisë Demokratike.
Dhe kjo është po meritë e Bashës i cili përjashtoi nga grupi i deputetëve Berishën dhe më pas edhe nga PD-ja atë dhe ata që organizuan dhe drejtuan sulmin banditeskt kundër Selisë së PD-së me 8 Janar 2022.
Janë këta të cilët e kanë nuhatur në kohë se Vetting-u politik në PD do t’i skualifikonte dhe prandaj edhe u strehuan te e majta e Ilir Metës për të shpresuar në të ardhmen ndonjë mandat deputeti.
Prandaj ndryshimi i gjëndjes duke cmontuar “Trekëndëshine Bermudës” është safidë dhe kauzë e Bashës dhe e Elitës së Re Politike të Partisë Demokratike.
Demokratët bënë gjënë më të duhur që zgjodhën Bashën përsëri në krye, sepse ky qe deshtimi përfundimtar i foltorexhinjve për të marrë e uzurpuar PD-në , pas atij vetëmashtrimi me uzurpimin prej tyre të zyrave të PD-së, dhe pas dështimit edhe të grupit kriptofoltorist të deputetoktaturës së deputetëve që donin ta zgjasnin në kohë zgjedhjen e kryetarit me synim që vetëm Basha të mos zgjidhej kryetar dhe me strategjinë djallëzore të rikthimit në krye të PD-së të kryefoltoristit dhe të shokëve të tyre të grupit që i bashkoi “non grata”.
Average Rating