Intervistohet nga policia për postimin: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”
Ushtruesit i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, është intervistuar pas deklaratës së djeshme për kryeministrin Kurti.

Klinaku dje kishte shkruar në Facebook rreth një komunikimi sipas tij me një votues të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Klinakut, votuesi ka thënë se “Kurti nuk ka bërë ndryshim, përkundrazi po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.
“I thashë: As se kam votuar, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar Klinaku në postimin e djeshëm e për të cilin sot është intervistuar.
Më shumë storie
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...

Average Rating