Borut Pahor: Nëse Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, heq dorë nga BE-ja
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se nëse hetimi i kryer nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi zbulon se Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, kjo do të thotë se Serbia heq dorë nga anëtarësimi i saj në BE dhe mbetet në zonën e interesit të Rusisë.
Në Budva në Mal të Zi, në një konferencë kushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, Pahori ka thënë se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse politika zyrtare e Beogradit është prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, duhet të shohim se çfarë do të tregojë hetimi. Por, nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd ka pasur vendim që nuk ka vend në BE, por se mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte lajm trishtues dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”, ka theksuar Pahor.
Ish-presidenti Pahori ka bërë thirrje që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.
“Besoj se dialogu do të vazhdojë dhe mbetem përkrahës i zgjerimit të BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pahor, duke rikujtuar se ai vitin e kaluar është angazhuar për ta ndihmuar Serbinë me vendimin e saj për t’u anëtarësuar në BE dhe se prandaj, siç ka thënë ai nga disa u kuptua si ‘avokat’ i Serbisë.
Më shumë storie
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Në Davos të Zvicrës u diskutua për të ardhmen e ekonomisë botërore
Liderë botërorë, drejtues institucionesh dhe shefa të korporatave globale janë mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...

Average Rating