Bujanoc: Lutfiu akuzon kryetarin e Komunës së Bujanocit, për tradhëti kombëtare
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, për tradhëti kombëtare.

Lutfiu ka bërë këtë akuzë përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si shqetësuese një shkresë që Pajaziti, sipas tij, ia ka dërguar disa ambasadave të huaja në Beograd pas zhvillimit të protestave të fundit në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Postimi i z. Lutfiu
E frikshme, tradhëti!
Sipas informacioneve që kam pas mbajtjes së protestës në Bujanoc, kryetari i Komunës së Bujanocit Arber Pajaziti, i ka shkruar letër disa ambasadave në Beograd lidhur me protestën në Bujanoc.
Në këtë shkresë ai thotë se disa grupe të caktuara politike (shqiptare) po dëshirojnë të destabilizojnë raportet ndëretnike në Komunën e Bujanocit (duke ju referuar protestës së organizuar kundër diskriminimit të shtetit ndaj shqiptarëve).
Madje këto grupe (shqiptare) thotë se në bashkëpunim me struktura të ndryshme të rajonit po përpiqen të reflektojnë këtu, tek ne, zhvillime të ndryshme që andej.
Pra, organizatorët e protestës i lidh me struktura nga jashtë dhe se në Bujanoc po sjellin organizime të orkestruara nga struktura nga jashtë.
Nëse kjo shkresë (me plotë shpifje) është e vërtetë, atëherë kjo shkresë vë në rrezik jetët tona.
Për të vërtetuar këtë gjë sot do t’i dërgoj shkresë kryetarit të Komunës për t’u informuar rreth kësaj shkrese.
T’i akuzozh vëllezërit e tu për bashkëpunim me struktura jashtë vendit me preteksin se po i prishim raportet e tij me serbët dhe romët është TRADHËTI.
Kjo është një barrë e rëndë për mua dhe gjithë ata që ishin pjesë e organizimit “Për Identitet dhe dinjitet”, dhe nuk do të ndalem deri në zbardhjen e kësaj çështje.
Më shumë storie
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
NGA SKËNDER SADRI KAPITI Ku jeni ju politikanë, gazetarë, opinionistë, mendimtarë dhe intelektualë e akademikë, dhe ju shkrimtarë e poetë? Dukuni...
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është gjithshqiptaria
Nga Skënder Sadri KAPITI UÇK është Historia, krenaria dhe sakrifica kombëtare lindur nga një komb madhështor dhe heroik siç ka qenë, është...
Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i...

Average Rating