Bujanoc: Shaip Kamberi merrë 698 vota, të mjaftueshme për ta marrë mandatin e deputetit

Në zgjedhjet e ripërsëritura në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanocit, Koalocioni i Shqiptarëve të Luginës ma bartës Shaip Kamberi ka marrë 698 vota, gjë që siguron edhe këtë mandat të deputetit popullor në Kuvendin e Serbisë.
Gjatë ditës së sotme, 1089 qytetarë me të drejtë vote kanë pasur të drejtën ta shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar në ripërsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Tërnoc të Madh të Bujanocit.
Qendra e votimit numër 6 në Tërnoc është mbyllur në orën 20:00.
Sipas informacioneve, qendra e votimit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” është hapur me disa minuta vonesë, por procesi zgjedhor u zhvillua pa probleme.
Përsëritja e zgjedhjeve është dashur të bëhej për herë të katërt në vendvotimin numër 6, të enjten më 23 qershor, por ato dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të komisionit, duke u shtyrë për ditën e sotme.
Më shumë storie
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Bedri Hamza: Me presidenten e re, të vazhdojmë betejën për drejtësi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës dhe miratimi...

Average Rating