Bujar Osmani: Pritet të ketë agjendë të re në bisedimet Kosovë – Serbi
Për dialogun Kosovë-Serbi, sot foli kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas kthimit nga takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani tha para gazetarëve se do të japin kontributin e tyre për stabilitetin dhe tejkalimin e dallimeve në rajon.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani tha se në takimet që pati në New York, me përfaqësuesit special të Shtetete të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, kanë folur edhe për zhvillimet e reja në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Pritet të ketë agjende të re në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne si fqinjë të parë të Kosovës dhe të Serbisë jemi të interesuar se si do të zhvillohen këto bisedime. Takimet me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Eskobar dhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian Lajçak,ishin shumë të rëndësishme për t’i parë detajet dhe për të dhënë kontributin tonë për stabilitetin dhe për tejkalimin e dallimeve në rajon”, tha Bujar Osmani Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Ministri Osmani deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk do ta njohë referendumin rus për aneksimin e pjesëve të Ukrainës.
Ai theksoi se kjo është shkelje klasike e së drejtës ndërkombëtare.
Këto komente Osmani i bëri në një takim me gazetarë ,pas kthimit nga Nju Jorku ku morri pjesë në Seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Më shumë storie
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...
Serbia mes autoritarizmit dhe rrugës evropiane
Protestat antiqeveritare të nxitura nga një aksident në Novi Sad, vazhdojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Opozita politike...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...

Average Rating