Christopher Hill: SHBA kërkon sqarime nga Serbia, çka ka nënshkruar me Rusinë në Njujork
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë një shpjegim nga Serbia për atë që u nënshkrua me Rusinë në Nju Jork, tha ambasadori amerikan Christopher Hill.
“Në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë, shumë pak sot nënshkruajnë diçka me të”. Përveç atyre rekrutëve të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë”, tha ambasadori amerikan Christopher Hill në një fjalim para gazetarëve.
Hill deklaroi se gjatë javës së kaluar në Nju Jork janë zhvilluar bisedime të shkëlqyera ndërmjet delegacioneve të SHBA-së dhe Serbisë dhe se në fund të javës dhe pas gjithë atyre bisedimeve kanë marrë vesh për nënshkrimin e protokollit me Rusinë. Ambasadori amerikan shton se nuk e kanë parë protokollin e nënshkruar, pasi nuk është dokument publik.
“Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por duam të dëgjojmë një shpjegim të asaj që është nënshkruar”, tha Hill.
Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë, Nikola Selakoviq dhe Sergej Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve për dy vitet e ardhshme.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
Robert Bosch, ish-ambasador holandez kritikon BE-në për aktgjykimin e Speciales
Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të...
Gjykata speciale ka shpallur aktgjykimin: Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet e Selimi 13 vjet
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Average Rating