Bujar Osmani: Pritet të ketë agjendë të re në bisedimet Kosovë – Serbi
Për dialogun Kosovë-Serbi, sot foli kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas kthimit nga takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani tha para gazetarëve se do të japin kontributin e tyre për stabilitetin dhe tejkalimin e dallimeve në rajon.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani tha se në takimet që pati në New York, me përfaqësuesit special të Shtetete të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, kanë folur edhe për zhvillimet e reja në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Pritet të ketë agjende të re në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne si fqinjë të parë të Kosovës dhe të Serbisë jemi të interesuar se si do të zhvillohen këto bisedime. Takimet me përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Eskobar dhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian Lajçak,ishin shumë të rëndësishme për t’i parë detajet dhe për të dhënë kontributin tonë për stabilitetin dhe për tejkalimin e dallimeve në rajon”, tha Bujar Osmani Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Ministri Osmani deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk do ta njohë referendumin rus për aneksimin e pjesëve të Ukrainës.
Ai theksoi se kjo është shkelje klasike e së drejtës ndërkombëtare.
Këto komente Osmani i bëri në një takim me gazetarë ,pas kthimit nga Nju Jorku ku morri pjesë në Seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Më shumë storie
Shaip Kamberi: Presim zgjidhje konkrete nga institucionet e reja të Serbisë
Me dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dyfishuar përfaqësimin e...
Serbi: Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë
Lista Studentore në Serbi ka publikuar programin e saj politik për politikën e jashtme dhe interesat kombëtare, në të cilin...
Identifikohen mbetjet mortore të tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve të rrëmbyer dhe...
Serbët e Kosovës votuan 71,63 për qind për listën e Vuçiqit
Humbja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe mundësia e formimit të një qeverie të re...
Pas humbjes, Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, ka kërcënuar...
Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur
Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar...

Average Rating