Çfarë e mban larg politikën e Tiranës nga Prishtina

Read Time:2 Minute, 0 Second

Nga av. Ilir Malindi

Ambasadorja amerikane deklaroi këto ditë se disa media në Shqipëri financohen nga ruset e kinezet, ashtu si dhe kohe më parë mediat greke shkruanin se Greqia ka fonde sekrete për te blere media dhe politikanë shqiptarë per të promovuar agjenda greke.Prandaj mediat vizive dhe ato te shkruara në Tiranë nuk paraqesin emisione dhe nuk botojnë shkrime me tematikë patriotike e kombetare por vetëm shumë shumë rrallë.
Këtë duhet ta kenë vënë re besoj tani edhe në Kosovë, pasi shumë rrallë kush në Shqipëri kundërshtojnë planin e ndarjes së Kosovës si dhe projektin antishqiptar të “OPEN BALLKAN”-it. Jo vetëm kaq por po ta shohim historikisht politikën e Tiranës ajo kurrë seriozisht nuk është interesuar për cështjen kombëtare por më shumë për interesa personale. Dhe ajo e cila e mban politikën e Tiranës larg asaj të Prishtinës është nacionalizmi e kombëtarizmi, ku politika e Tiranës dhe jo vetëm ajo, por edhe intelektualët, shoqëria civile dhe mediat nuk janë në nivelin e duhur përsa i përket cështjes dhe interesit gjithshqiptar.
Kjo më sjell në kujtesë dicka të cilën po e dërgoj për botim te gazeta “BOTA SOT” si dhe kryeministrit e presidentes së Kosovës.
Jam nga Durrësi dhe dua te them dicka: une pata biseduar me nje mikun tim që punonte ne nje televizion ne Shqiperi qe te benin nje emision me rastin e Pavaresise se Kosoves, ku te ftohej intelektuali patriot me origjine nga Kosova z. Skënder Kapiti, pasi ai e njihte më mirë se kushdo tjetër historine e Kosovës dhe luften clirimtare mbi nje shekullore te popullit heroik te Kosovës. Por kjo nuk u realizua, dhe me vone kur miku im nuk punonte me ne ate television ai me tha se TV nuk pranoi ta merrte ne emision, sepse Skënder Kapiti eshte Kosovar dhe nacionalist.Po keshtu i pata premtuar z. Kapiti qe do t’i mundesoja botimet e dy shkrimeve te tij per nacionalistin e madh Xhaferr Deva, por asnjëra gazetë në Shqipëri nuk pranoi që t’i botonte përvecse gazeta Bulevard që del në Durrës e cila eshte e vetmja gazete qe interesohet e boton shkrime dhe opinione me tematike kombetare.Unë që po u shkruaj i njoh Kapitët e Durrësit si patriotë e nacionalistë dhe më bëhet shumë qejfi që gazeta “BOTA SOT” boton shkrime nacionaliste e atdhetare të intelektualëve patriotë e kombëtarë pasi ne Shqipëri nuk botohen te tilla.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në Shqipëri dhe Kosovë partitë janë ligji, pushteti e shteti; ato vjedhin, korruptojnë e shpëndajnë edhe dekorata e mirënjohje
Next post Petar Petkoviq, Sveçlës dhe Kurtit: Serbët nuk do t’i ndërrojnë tabelat