Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike
Nga Skënder Sadri KAPITI
Po dalin shumë “mendimtarë” se si të bëhet e të ringrihet Partia Demokratike,po të cilat ngjajnë më shumë me ato se cfarë dikur “ripërtëriheshin”partitë komuniste në perendim si parti komuniste e “rindërtuar”, partia komuniste e “rithemeluar” etj.; ndonjë “mendimtar” politik thotë se duhet të dëgjohet dhe të organizohet në Partinë Demokratike një “këshill i të urtëve”, gjë që e ka thënë më parë Edi Rama për Partinë Socialiste për të justifikuar autokracinë e tij dhe të të rilindasve të tij; dikush tjetër thotë për një drejtim kolegjial të Partisë Demokratike, model që e ka përdorur Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik pas vdekjes së Stalinit, model të cilin e thonë ata deputetë e funksionarë të Partisë Demokratike që nuk janë të aftë për të marrë përgjegjsi por që duan ta hallakasin opinionin sikur po thonë dicka e që s’thonë asgjë përvecse apati e dështim.
Ka edhe nga ata mendumtarë servilë e sahanlëpirës që japin mend , janë ata të përjashrtuarit dikur nga Partia Demokratike por që u rikthyen me kërkimfalje dhe të pishmanuan te Berisha në vitin 2005, pra janë ata ishreformatorët sic Genc Pollo, Tritan Shehu e Xhaferraj.
Foltorja apo “rithemelimi” i PD-së është praktikë që e kanë përdorur partitë komuniste për ta ruajtur ideologjinë marksist-leniniste kundër rishikimit, demokratizimit dhe revizionizmit , pra për të mos lejuar devijancat nga marksizëm-leninizmi dhe lidershipi.
Nëse Partia Demokratike institucionale nuk perjashton këto ”altenativa” bashkimi, të cilat janë përralla politike në kohë modern; janë alternative dështimi e që i hapin rrugën uzurpimit të saj nga e vjetra politike që është te Foltorja dhe që PD-në ta marrin ata që e sulmuan Selinë e PD-së me 8 Janar 2022.
Ata deputetë që rezistuan atë dite, ata të cilët i rezistuan pushtimit dhe uzurpimit të PD-së dhe ata të cilët sakrifikuan për mbijetesën e PD-së këta duhet ta drejtojnë Partinë Demokratike. Pra PD-në duhet ta drejtojë Basha, dhe ai ka të drejtën morale dhe detyrën qytetare e organizative të Partsë Demokratike, përcarja së cilës erdhi vetëm pse SHBA dhe Basha pas tyre shpallën non grata ishkryetarin e PD-së.
Taktika e atyre të “rithemelimit” të PD -së të cilët kërkojnë nga ishlideri suprem i PD-së dhe të gjithë të tjerët, ata të cilët si “konservatorizëm” apo si rithemelim kërkojnë të mbajnë PD-në ne kthetrat e tyre, si pronë e mjet sundimi të përjteshëm, ta mbajnë PD – në ata dhe të afërmit e tyre, pra ashtu si është regjimi komunisto-konservator në Korenë e Veriut.
Pra, këta filozofë tregojnë që Partia Demokratike të bashkohet si një amalgamë turli idesh e përvojash dështake, vetëm me qëllim që këta mendimtarë dhe ata të cilët qëndrojnë pas tyre të zvarriten e ta mbajnë peng PD-në për interesa të ngushta personale.
Partia Demokratike në fakt është ajo institucionale e cila ka një berthamë të shëndetshme në krye si Basha, Alibeaj, Bejko ,Pampuri etj., por edhe se baza, ajo rinore kryesisht , beson te Basha dhe te elita re politike demokratike dhe proamerikane.
Average Rating