Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës

Read Time:8 Minute, 31 Second

Eshref Ymeri

Në një informacion demaskues për Ramën, të botuar para pak ditësh në internet, thuhej:

“Gjendja psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve futuni në google dhe të shihnin fotot e tij nudo, ndërsa sot ai ka fyer rëndë njerëzit me aftësi ndryshe. Në një deklaratë publike, Rama u shpreh:

“Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën, domethënë, nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, duke përdorur termin “autik” në një kontekst përçmues” (Citohet sipas: “E rëndë. Shkallon Rama, tallet me autizmin: Kush nuk më voton mua është…”. Faqja e internetit “Syri”. 22 prill 2025).

       Profesori Edmond Tupja, duke komentuar këto fjalë të tepër fyese të Ramës, në një intervistë për Syri Televizion të datës 22 prill, deklaroi:

       “Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij”.

       Në një tjetër informacion, edhe më demaskues për Ramën, të botuar pakëz më vonë, nënvizohet:

“Rama nuk ka ngurruar ta lëshojë gojën, teksa ka ironizuar dhe sharë personat që marrin pjesë në takimet e opozitës. Rama u shpreh se opozita i zhvillon takimet me kashtën dhe koqet e tyre. Duhet theksuar se kryeministri, në takimet e tij elektorale, ka përdorur shpeshherë fjalor të papërshtatshëm, i cili ka sjellë reagime të shumta” (Citohet sipas: “Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe koqet e tyre”. Faqja e internetit “Dosja”. 27 prill 2025).

Rama, ky i sëmurë mendor në gjendje të rënduar, nuk mund të flasë dot ndryshe para delepublikut kurrizshtruar socialist. Domosdo, sepse vuan nga një sëmundje e rëndë, e lindur, nga skizofrenia. Dhe dihet që skizofrenia, si një çrregullim psikik, që shoqërohet me zhvillimin e anomalive fundamentale të perceptimit të realitetit, të të menduarit dhe të reagimeve emocionale, dallohet për një polimorfizëm të konsiderueshëm klinik. Shfaqjet më tipike të skizofrenisë janë përçartjet fantastike ose paranojake, halucinacionet dëgjimore, çrregullimet e të menduarit dhe të të folurit, mospërputhja e akteve të veçanta psikike dhe shkeljet e rënda të përshtatjes sociale.

Lexuesit e vëmendshëm e kanë vënë re se shpërthimet skizofrenike të Ramës kanë rënë në sy në mënyrë periodike, sa herë që në çdo katër vjet organizohen fushata zgjedhore. Pikërisht në prag fushatash dhe sidomos gjatë zhvillimit të fushatave zgjedhore, Rama prezantohet para publikut si një i arratisur nga spitali neuropsikiatrik. Sjellja e tij prej njeriu të lajthitur, fyerjet, ofendimet, sharjet dhe, përgjithësisht, fjalori i tij i stilit rrugaçëror, dëshmojnë më së miri se ai, siç e ka karakteizuar bukur mirë analisti i  njohur Agim Xhafka, s’është gjë tjetër, veçse një “nevojtore shëtitëse”.

Po si shpjegohet që pikërisht në periudhat e fushatave zgjedhore, Rama shpërthen me histerizma të papërmbajtura, të shoqëruara me banalitete, fyerje, vulgaritete dhe fjalë të pista, duke notuar në detin e ndotësirave të vulgut të njerëzisë?

Së pari, arsyeja kryesore e shpwrthimit të histerizmave tw tilla tw Ramws e ka burimin te kompleksi i inferioritetit, i cili i shwrben si nxitje pwr urrejtje ndaj tw tjerwve.

Le tw kthehemi disa vite prapa dhe tw sjellim nw kujtesw emisionin “Open” të moderatores Eni Vasili, me titull “Pandemia, politika, negociatat, rindërtimi, kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve”, të transmetuar më 12 nëntor 2020, pak mw shumw se  njw muaj para fillimit tw fushatws pwr zgjedhjet e 25 prillit2021. Ishin tw ftuar Rama dhe gazetarwt Abilekaj dhe Gjekmarkaj. Nw atw emision, Rama shprehu twrw urrejtjen patologjike, deri në tërbim, ndaj doktor Berishës. Me paturpësinë më të madhe, duke nxjerrë në pah edukatën e vet të shëmtuar përmes përdorimit të një fjalori të turpshwm, ai e etiketoi doktor Berishën “mbeturinë organike e papërpunueshme”. Ky fjalor rrugaçëror ishte një fyerje e rëndë për mbarë teleshikuesit me dinjitet personal, për dy analistët e ftuar dhe për vetë moderatoren, e cila, normalisht, duhej t’i kishte tërhequr vërejtjen kryeministrit Rama dhe ta paralajmëronte t’i merrte mbrapsht ato fjalë të turpshme për emisionin e saj, se përndryshe do ta mbyllte transmetimin. Por ajo, çuditërisht, luajti rolin e mumjes mediatike para një kryeministri gojështhurur, krejtësisht të papërgjegjshëm. Edhe dy analistët, në respekt të dinjitetit personal, duhej të kishin reaguar ashpër, duke e braktisur emisionin.

Së dyti, Ramën e bren pa pushim në heshtje frika për humbjen e pushtetit.  Prandaj tani ai është në ethe, në gjendje ankthi, sepse ka 26 vjet që është dashuruar keq me pushtetin. Ai ka dyshim se nuk është krejtësisht i sigurt nëse pas zgjedhjeve të 11 majit do ta vazhdojë ose jo mandatin e katërt si kryeministër. Ky dyshim Ramën e tmerron, e bën agresiv, e bën të përdorë vulgaritete të pështira leksikore, se, duke ecur në gjurmët e Putinit në etjen për pushtet, ai nuk e përfytyron dot veten jashtë ushtrimit të pushtetit politik. A e përfytyrojnë dot shqiptarët se me çfarë mund të merret Rama, pa qenë në krye të pellgaçes politike me emrin parti socialiste? A iu kujtohet shqiptarëve se me çfarë u mor askushi me emrin Enver Hoxha kur e dëbuan nga Liceu i Korçës dhe erdhi në Tiranë? Në kafe “Flora” ai merrej me kontrabandë cigaresh, kurse historianët mashtrues na e kanë përshkruar ardhjen e tij në Tiranë, si të dërguar me mision nga grupi komunist i Korçës, duke na gënjyer pa iu nxirë faqja fare, kur dihej shumë mirë se ai nuk kishte qenë kurrë anëtar i grupit komunist të Korçës. Edhe Rama. sipas shembullit të askushit Enver Hoxha, pa kreun e partisë socialiste dhe jashtë politikës, me çfarë mund të merret? Me kontrabandë ikonash? Se Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë Ramës:

“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?” (Citohet sipas:Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).

Pas këtij denoncimi publik, partia socialiste ka heshtur, organet e drejtësisë kanë heshtur dhe, ç’është më e çuditshmja, vetë Rama ka heshtur.

Vetvetiu shtrohet pyetja:

Po si shpjegohet qw delemileti socialist, burra dhe gra, sa herw qw Rama mban fjalime publike para tyre, askush nuk bwhet i gjallw dhe t’ia pwrplasw nw fytyrw sjelljen e tij rrugaçërore? Pwrkundrazi, gratw socialiste dibrane, kur Rama i ofendoi burrat e tyre, duke i fyer me fjalwn “çyrykw”, vetwm duartrokisnin, duke e zbritur veten nw rolin  e bujkrobwreshave tw çifligarit.

Gratw vlonjate, kur Rama nw fjalimin  e tij u mundua tw poshtwronte opozitarwt, duke pwrdorur shprehjen e turpshme “kashtën e koqeve”, vetwm qeshnin dhe duartrokisnin jo mw pak se bujrobwreshat dibrane.

Vajzave socialiste tw Kamzws, Rama u bwnte thirrje tw braktisnin tw dashurit e tyre demokratw, kurse ato argaliseshin, me buzwt vesh mw vesh.

Pra, Rama, gjatë tërë kohës në krye të pellgaçes socialiste me psikologji bujrobwriste, por sidomos gjatw fushatave zgjedhore, opozitwn e konsideron armike. Madje e fyen dhe e poshtwron vazhdimisht me fjalw tw pista, pa pasur kurrw burrwrinw t’i braktisw ato nga fjalori i vet. Kjo sjellje e pahijshme e Ramws tw kujton shkrimtarin amerikan Truman Kapote [(Capote) 1924-1984], i cili thotw:

“Nuk wshtw turp kur fytyrwn e ke tw pistw, turp wshtw kur fytyrwn nuk e lanw kurrw”.

Pra, Rama nuk e lan kurrë fytyrwn, pwr ta pastruar nga fjalori i pistw.

Ramës i ka mbirë në gojë epiteti “kwnetw”, me të cilin mundohet të fyejw dhe tw denigrojw me pwrbuzje opozitwn. Ky epitet wshtw bwrw kaq bozw, saqw dy barinj andej nga malet e Kurveleshit, pasi patwn dwgjuar disa fjalime të Ramës, nw tw cilat, gjatw sulmeve tw tij kundwr opozitws, i drejtohej asaj me epitetin  “kwnetw”, njw ditw prej ditwsh, ulur nw njw bregore, me delet nw kullotë nw këmbwt e malit pwrballw, vendoswn t’i thurnin  njw kwgww nga ato qw malwsorwt e Labwrisw dinw t’i qajnw pwr merak:

Ore Rama hundwpwrpjetw,

Vajmedet se ç’tw ka gjet!

Katandisur mendjeshkretw.

Ç’molloise, or lanet?

U fundose nw siklet,

Fute veten nw zamet,

Vajte shpike njw kwnetw,

Por atje do mbytesh vetw.

Para disa ditwsh, një gazetar, nw youtube, iu drejtua avokatit Zaçe Islami me pyetjen në vijim:

Pyetje: Ka pasur reagime të shumta lidhur me gjoja pendimin e kryeministrit Rama ndaj burrave shqiptarë kur ka vendosur t’i etiketojë. Si e keni konsideruar këtë gjë?

Pwrgjigje: Ai di ku flet dhe çfarë thotë dhe di kujt i drejtohet. E them këtë, sepse nga momenti që ai ofendoi burrat shqiptarë, nga momenti që ai u thotë grave në Dibër: ndajini burrat! Nga momenti që thotë: silleni atë që është ndarë nga burri, se ajo na duhet neve këtu, këtu nuk lëviz njeri! Ua bën mirë, o Edi Rama, pak e kanë, bile, më shumë t’u thuash! Ky popull ty meriton! Dhe ky popull qenka i dënuar nga i Madhi Zot që të të këtë ty mbi krye! Tregojua fëmijëve organet e tua gjenitale, bile dil te Skënderbeu, se do të bëje më mirë akoma! Thuaju fëmijëve shqiptarë të të gjejnë në google ku ke dalë ti me organet gjenitale jashtë! Ky është Edi Rama! Këtë meritojnë shqiptarët! Se ndryshe do të ishin ngritur, me pështymë do ta mbytnin, me pështymë do ta mbytnin këtë njeri! Po këta nuk ndihen, shqiptarët nuk ndihen. Kemi mbetur vetëm nja pesë a gjashtë vetë që flasim ditë për ditë dhe kot që flasim dhe i biem daulles kot. Nuk na dëgjon njeri. Shqiptarët nuk lëvizin nga vendi. Shqiptarët e pranojnë që t’u thotë: ndani gratë! Ndani burrat! – u thotë grave në Dibër. Po ku jeni, more dibranët e burrave të hershëm? Ku jeni, more, ku jeni? Dilni, more, në Sheshin Skënderbej dhe pështyjeni atë fytyrë, që vete e ju ofendon në atë farë feje. Po ta mbajti, Edi Rama, shko thuaju në Kurvelesh: ndani burrat! Ik, bëhu burrë! Bëhu trim!” (Citohet sipas: “Zaçe Islami shpërthen ashpër ndaj Ramës. Debate të ashpra me gazetarin! Ka të drejtë?”. Youtube. 25 prill 2025).

       Kaliforni, 28 prill 2025

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Naim Rashiti: Mos zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mungesë e maturisë politike
Next post Mediat e huaja flasin për kthimin e papritur të Vuçiqit nga SHBA-ja