Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, kërkohet një mjedis më i sigurt për gazetarët në Kosovë

Read Time:3 Minute, 41 Second

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është e një rëndësie të veçantë. Pavarësisht sfidave të shumta, gazetarët vazhdojnë të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm të lartë. Nga AGK-ja në këtë ditë u tha se pozita e 99-të për Kosovën në Indeksin e Lirisë së Shtypit është shqetësuese. Ndërkaq profesori Mazllum Baraliu foli për RTK-në, për të cilën tha se, pavarësisht presioneve të ndryshme ka arritur me sukses ta kryejë misionin e saj.

Gazetarët në Kosovë luajnë një rol të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e demokracisë dhe në promovimin e barazisë gjinore në media dhe se asnjë lloj sulmi ndaj tyre, nuk do ta ndryshojë përkushtimin për ta bërë punën e tyre.

Kështu u tha në konferencën me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe OSBE-ja, me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe CDF-së, me temën “Mbrojtja e Gazetarëve dhe Avancimi i Barazisë Gjinore në Media”.

“Fatkeqësisht sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit, 3 maji e gjen Kosovën në një situatë të rënduar të lirisë së medias sa i për ketë rangimit në listën e Reporterëve pa Kufij dhe nuk ka se si ta shmangim edhe këtë hyrje nga ky rangim që, fatkeqësisht për një sërë faktorësh e rendit Kosovën në vendin 99-të“, thesoi Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.

Në këtë konferencë u vu theksi edhe mbi sfidat me të cilat përballen gratë gazetare në Kosovë.

“Edhe pse gazetaret gra në Kosovë po njihen gjithnjë e më shumë për profesionalizmin dhe ndikimin e tyre, ato vazhdojnë të përballen me pengesa sistematike dhe kërcënime të veçanta. Sipas raportit të vitit 2025 nga Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, të cilin AGK-ja ka ndihmuar të themelohet, edhe pse gratë përbëjnë rreth 65% të databazës së gazetarëve të AGK-së, ato janë ende të nënpërfaqësuara në pozitat drejtuese dhe shpesh u caktohen tema të ashtuquajtura të buta”, tha Pascale Roussy, shefe e Departamentit për Demokratizim, OSBE në Kosovë.

Edhe Këshilli i Evropës bën thirrje për angazhim më të madh institucional dhe për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për gazetarët.

“Gazetarët janë në vijën e parë për mbrojtjen e demokracisë. Rënia e Kosovës në renditje është rezultat i veprimeve nga institucionet. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar sigurinë e plotë të gazetarëve. Kosova ka bërë përparim në disa fusha, por sfidat lidhur me sigurinë e gazetarëve mbeten serioze. Institucionet duhet të reagojnë me vendosmëri”, theksoi Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Ndërkaq, profesori universitar, Mazllum Baraliu, në një deklaratë të drejtpërdrejtë për RTK-në vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe medieve, duke kritikuar qasjen e disa qeverive ndaj lirisë së shtypit. Ai theksoi se mediat janë pushtet i katërt i pavarur dhe nuk mund të trajtohen si zgjatim i politikave ditore.

Duke e krahasuar situatën në Kosovë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, Baraliu tha se, me gjithë sfidat, Kosova është në një pozitë më të mirë në aspektin e lirisë mediale.

“Mund të kemi hatërmbejtje por realiteti është që bashkëpunimi i duher me media nuk është, dhe se nuk mundet asnjë Qeverisje të fajësoj mediat, që është pushteti i katërt i pavarur që bëjnë punë ose duhet ta bëjnë punën e tyre. Nuk them që nuk ka mendia që mund të punojnë edh me porosi të caktuar edhe të kenë politika të caktuara edhe shkarje, por nuk munden bllok të gjitha mediat dhe informimi, të futet në një kallëp dhe të bllokohen, të izolohen apo të mosbashkëpunohen, nuk ka kuptim. Prandaj, unë mendoj që ka vend për kritikë dhe ka vend sigurisht për përmirësim dhe këtë do të duhej ta bëjë në ndërkohë”, tha ai

Sipas tij, “RTK-ja marrë në tërësi përkundër ngritjeve dhe zbritjeve eventualeve apo stagnimeve në momenete, e ka kryer me sukses dhe në funksion të interesit publik ashtu edhe siç është me Ligj i rregulluar pozita e këtij institucioni gjatë gjithë këtyre viteve madje edhe në situata dhe në rrethana shumë të vështira dhe me presione nga jashtë edhe për shkak të financimit, kushtëzimit pra.”

Kosova është renditur e 99-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, një rënie prej 24 vendesh krahasuar me një vit më parë, raport i publikuar nga Reporterët pa Kufij.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kosovë: Dështon edhe tentimi i dhjetë për konstituimin e Kuvendit
Next post PDK e LDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit