E shkuar e pakryer

Read Time:4 Minute, 39 Second

Nga Ermal Hasimja

Kohë më parë, ambasadori i Kosovës në Tiranë, zoti Skënder Dyrmishi, më përmendi këtë libër që unë nuk e kisha lexuar. Dija vetëm që autori vinte nga një familje gjakovare, ku ime shoqe shkonte për vizitë mjeksore.
Para disa ditësh e kërkova këtë libër në Artis, në Tiranë dhe e bleva. Menjëherë nisa ta lexoj me shumë kureshtje. Zoti Hasimja tregonte historinë e prindërve Selim dhe Ana, të ngjashme me qindra familje kosovare që kanë jetuar në Shqipëri. I jati gjatë luftës së dytë ishte marrë me tregti në Krumë e mandej ishte vendosur në Tiranë. Por mbyllja e kufijve kishte lënë në Gjakovë dy fëmijë të tij dhe të jëmën. Me guxim ai kalon kufirin, i merr pjesëtarët e mbetur të familjes dhe i sjell në Tiranë. Ndonëse nuk tradhëtoi atdheun, sikurse konsiderohej atëhere kalimi i paligjshëm i kufirit, dënohet, me tre vjet vonesë, me 12 vjet burg! Kjo sjell pasoja të mëdha edhe për familjen e vet shumë antarëshe, Ndërkohë Ana i kishte të vetët në Gjakovë, por s’i lejohej t’I vizitonte.
Ja disa fragmente nga libri

f.77
Ndryshe nga rrethi i tij i jetës së përditshme, Selimi e gjeti veten në burg mes intelektualësh, një pjesë e mirë të shkolluar jashtë vendit, klerikësh që i kishin shpëtuar dallgës së parë të pushkatimeve, ish nëpunësish të administratës të mëpërshme jokomuniste, por edhe asaj komuniste dhe në fund, ndonjë viktime pothuaj të rastësishme. Kishte pastaj njerëz si ai, të dënuar për nevojat ideologjike të regjimit, por pa bëeë realisht diҫka kundër tij.
f.90
Kur Ana kërkon në Degën e Brendëshme vizë për Kosovë

⦁ Aaa, nga Kosova qënke! Im atë ka luftuar për ҫlirimin e Kosovës nga gjermanët- i tha burri plot krenari me kokën ulur dhe një buzëqeshje të lehtë dashamirëse.- Ehë-..mirë,,,ta shohim pak.
Ana u gëlltit por mbajti frymën të pëndryshuar. Kishte dëgjuar plot histori në odën e burrave në shtëpinë e saj në Gjakovë për bëmat e komunistëve shqiptarë “në luftë kundër gjermanit dhe reaksionit vendas”. Ajo e dinte se i jati i zyrtarit krenar nuk kishte luftuar kundër gjermanit që kishte ikur me kohë prej aty, por kundër shqiptarëve të të njëjtit gjak, që luftonin kundër komunistëve jugosllavë. Por ajo ishte aty për pasaportën. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi.
f.91
Ushtaraku tashmë ishte ngulur rehat në llogoren e tij
⦁ Ju nuk meritoni fare mëshirë, sepse keni punuar kundër pushtetit, kundër partisë dhe kundër popullit. Shqipëria socialiste ju ka pranuar juve, kosovarët dhe ju ja shpërbleni duke punuar kundër saj. Im atë ka luftuar atje, ka rrezikuar jetën për t’ju ҫliruar. Por ju nuk e dini ҫ’është mirënjohja! Të jetë për mua të degdis ty me gjithë burrin e fëmijët në fushë të mbillni patate. Tani merr rraqet dhe më ik nga zyra se kam punë..
f.95
Fëmijët u edukuan për punën dhe instiktin e mbijetesës. U rritën për të punuar dhe punuan për t’u rritur. Ana ia doli t’iu rrënjoste parime që nuk duhet t’ua zhvlerësonte varfëria. Ato parime i dukeshin sfida dhe fitorja e vetme që mund të shpresonte ndaj fatit. “Fukarrallëk, maskarallëk”, kjo thënie e trëmbte më shuëm se ҫfarëdo dhe e nxiste të luante rolin e xhandarit moral mbi fëmijët.
f. 114
Spikeri (I radios) lexonte një komunikatë të komunistëve shqiptarë, që denonconin vuajtjet e popullit shqiptar në Kosovë nën Jugosllavinë revizioniste. Të krijohej përshtypja , se teksa shkruanin deklaratën, komunistët po bënin gati ushtrinë për të sulmuar jugosllavët…
Vizitat ne Degën e Brendëshme gjithësesi i konfirmonin Anës përshtypjen që kishte dy lloje kosovarësh, ata që vuanin në Jugosllavi e ata që vuanin në Shqipëri. Ndoshta ishte më e lehtë për ata që vuanin në Jugosllavi. Është më e pranueshme kur shtypesh nga i huaji, sesa nga i yti. Nga i huaji mund të ҫlirohesh, madje mund t’ia shash racën, por tëndit….

f. 145
propaganda
Agimi pyeti: qysh po e njihkan turmat komunizmin. Shumica janë si unë, nuk e kanë lexu as e kanë kuptu Marksin e Leninin.
Rizai buzëqeshi lehtë.- Nuk ka nevojë ta lexojnë. Ua ka shpjeguar partia thjesht fare: disa njerëz janë më të pasur dhe disa më të varfër. Me qënë se të pasur janë pakica atëhere është më e lehtë ta bësh shumicën për vete, duke u premtuar se do t’ua marrësh të pasurve, për t’ua dhënë të varfërve. Ky popull e ka sport kombëtar xhelozinë. Nuk e sheh dot tjetrin më mirë se veten. Prandaj u ka ngjitur premtimi i komunistëve. E kanë më lehtë të jetojnë të barabartë në mjerim, sesa të pabarabartë në mirëqënie e liri…
⦁ me kusht që disa duhen gjujt n’varr e n’burg, si unë e si ti- plotësoi Selimi.
f.161
Kur gjermanët u tërhoqën nga Jugosllavia, komunistët e Titos iu kthyen kosovarëve që shpresonin të shkëputeshin, më në fund nga Jugosllavia. Por lufta në Kosovë paraqiste vështirësi, sidomos prej faktit se në Kosovë nuk kishte pothuaj fare komunistë. Idetë komuniste aty ishin të huaja dhe të papranueshme, jo thjesht prej përmbajtjes së tyre por edhe për shkak se ishin ide ruse dhe jugosllave. Rrjedhimisht, Tito e gjeti zgjidhjen duke përdorur si mashë komunistët e Shqipërisë. Brigadat partizane nga Shqipëria u dërguan për të “ҫliruar” Kosovën ga “reaksioni” dhe këtë e bënë me zjarr dhe hekur. Në Gjilan dhe gjetkë luftëtarët kosovarë hodhën armët dhe u larguan nga qyteti që e mbanin, kur panë të vinin drejt tyre të armatosur deri në grykë, partizanë shqiptarë me flamurin kuqezi. Jo sepse nuk kishin zemër, por nuk pranonin të luftjnë kundër shqiptarëve të tjerë.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 5 tetor 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nesër seanca e Kuvendit, në rend dite edhe Ligji për Dhomat e Specializuara
Next post Situatë e tensionuar para Kuvendit të Kosovës, hidhen gaz lotsjellës dhe fishekzjarre