E vërteta e servilizmit dhe hipokrizisë për shumë politikanë, pushtetarë dhe te media të Kosovës ?
Nga Skënder Sadri KAPITI
Këtu shkurtimisht do të ndalem e t’ua them drejtpërdrejtë disa shtetarëve, politikanëve, “mendimtarëve” dhe opinionistëve të Kosovës që janë injorantë, interesaxhinj dhe shumë servilë të cilët për pushtet dhe për një interes të vogël shiten e servilosen gërrditshëm dhe arrijnë deri aty sa nuk dallohen shumë nga politikanët,shtetarët e mediat antishqitare serbe.
Disa prej tyre arrijnë që të vijnë deri edhe nëpër studiot televizive në Shqipëri që të thonë brrockulla e kopordha sa që të vjen për të vjell kur i dëgjon.
Mediat në Shqipëri janë mjeshtre dhe shumë të sofistikuara për të gjetur dhe rekrutuar nga Kosova kësi soj opinionistësh e politikanësh injorantë të cilët e hanë edhe paranë për të thënë e sajuar të pavërteta të dëmshme për Kosovën gjë që u shkon shumë për shtat edhe mediave të Tiranës me qëllim të helmimit të opinionit dhe nxitjes së percarjes. Unë jam me origjinë nga Kosova , me prindër nga Kosova dhe ndjehem shumë keq kur shokët e mi intelektualë e gazetarë më thonë “ore Skënder po pse edhe Kosova paska të tillë njerëz, intelektual e gazetarë antikombëtarë”.
Dhe cfarë vërej tjetër, vërej atë se në cdo kohe dhe asnjë regjim në Shqipëri kurrë nuk ka lejuar që të bëjnë karrierë politike individët nacionalistë dhe sidomos proKosovë.Po kështu kam vërejtur që edhe ndonjëri me origjinë nga Kosova që arrin të bëhet dikushi në Shqipëri, kosovarëve nga xhelozia e sëmurë nuk u vjen mirë për këtë dhe thonë: qysh more u ba ky kaq i madh ne Shqipni.
Kam vërejtur që as politika dhe as mediat në Kosovë nuk janë fare të interesuara për të respektuar intelektualët dhe kotributorët e vërtetë nga Shqipëria për atë se cfarë kanë bërë ata për Kosovën.
Politika kosovare me përjashtim të Ibrahim Rugovës dhe sot Albin Kurtit, në përgjithësi ajo është treguar sevile ndaj Tiranës, me qëllim që ta përdorin servilizmin e tyre për dukje e fotografi politike për të fituar pikë politike në Kosovë se: shiko se sa na respekton shteti amë.Servilizmi hipokrit i politikës, medias dhe pushtetit në Kosovë vërehet edhe te fakti se mjafton që në Shqipëri të jesh i forte me para e me pushtet, ministër, kryeministër, deputet i partise që rastis të jetë ne pushtet, ndonjë drejtor i rëndësishëm apo dikush pranë pushtetit etj., të cilët nuk kanë asnjë kontribut për cështjen kombëtare dhe për Kosovën, institucionet e Kosovës si presidenti, kryeministri, kryekomunarët, dhe institucionet shkencore u japin atye mirënjohje, dekorata dhe deri edhe status veterani e “heroi”.
Average Rating