Edhe Kosovës i duhet një kampion antikorrupsion si Altin Dumani në Shqipëri

Read Time:3 Minute, 47 Second

Nga  Skënder Sadri KAPITI

Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua dhe u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit kampion global i luftës kundër korrupsionit për vitin 2024 :

 “Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

Po kështu edhe Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e saj.

Pra ky është një vlerësim  që tregon edhe mbështetjen për Shqipërinë nga e SHBA-ve për luftën kunder krimit dhe korrupsionit. Shqipëria, vëndi problematik me drejtësinë, me korrupsionin, me drogën dhe me krimin dhe  me një qeverisje që e ka cuar vëndin në listën  kampion botwror  për korrupsion dhe trafikim droge, këtë  vit Departamenti Amerikan i Shtetit shpall nga Shqipëria kryetarin e SPAK, z. Altin Dumani si kampion global për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ky është një vlerësim real dhe i merirtuar për Kreun e SPAK , Z.Altin Dumani. Kjo vjen edhe si vertetim i opinionit  publik i cili e ka prekur, perceptuar dhe vlerësuan punën e z. Dumani si shumë të sukseshme për vënien në funksionim të drejtësisë  dhe të shtetit ligjor dhe kthimin e shpresës dhe të besimit të shqiptarëve te drejtësia dhe te shteti. Një ndër ata opinionistë që e ka vlerësuar z. Dumani jam edhe unë me një shkrim të datës 30 Nëntor 2024, 10 ditë para se Z. Dumani të shpallej nga DASH si kampion global antikorrupsion, shkrim që mban titullin:

”Kreu i SPAK, Z. ALTIN Dumani merition të shpallet njeriu i vitit 2024”: “Nwsembahet një sondazh serioz dhe nëse ky sondazh do të organizohej nga një institucion transparent apo media  që janë të besueshëm  nga publiku, seriozë, të paanshëm dhe jo politik në Shqipëri, dhe në atë sondazh të listoheshin personalitetet më të mira politike, akademike, sportive,letrare, juridike etj.,vleresoj se më meritori për t’u shpallur Njeriu i Vitit 2024 do të ishte  Kryetari i SPAK-ut , Z. Altin Dumani.Kjo për faktin se publikisht dhe mediatikisht ai është personi më i vlerësuar dhe më i respektuar  për aftësinë, profesionalizmin, përkushtimin, seriozitetin, për ndershmërinë, për përgjegjshmërinë, guximin patriotik dhe të suksesit në kryerjen e detyrës së vështirë të Kryetarit të Strukturës së Posacme  Antikorrupsion, SPAK.

Korrupsioni, kjo plagë e rëndë prej së cilës po vuan Shqipëria prej mëse 30 vitesh, korrupsioni i cili ishte bërë kërcënim për sovranitetin kombëtar dhe që ishte bërë i pandëshkueshëm e i pasfidueshëm, sot SPAK ka bërë të mundur që askush të mos jetë mbi ligjin, as mbi shtetin dhe as mbi drejtësinë. Tani falë SPAK-ut, drejtuar me kompetencë nga z.Dumani po funksionojnë drejtësia e ligji, dhe shqiptarëve u është kthyer besimi te shteti e drejtësia.Dhe prandaj them se z.Dumani e meriton të jetë njeriu i vitit 2024. Ky gjykim i imi që z.Dumani të shpallet Njeriu i Vitit 2024, vjen nisur nga suksesi i tij në krye të SPAK, dhe prej asaj se para miratimit të Veting-ut 90% e shqiptarëvë e kishin humbur besimin te drejtësia dhe më shumë akoma e kishin humbur besimin te politika, dhe rrjedhimisht edhe te shteti, shkak prej së cilave,kryesisht prej padrejtësive dhe korrupsionit të drejtësisë e politikës, shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria”-

Botuar te Gazeta “SOT”, te gazeta  kampion antikorrupsion dhe e së vërtetës

Por ja që jo vetëm në Shqipëri,por edhe SHBA e vlerësuan Z. Dumani për punën e tij, madje  edhe si kampion global në luftën kundër korrupsionit për vitin 2024.Le të shërbejë puna përkushtimore e z. Dumani dhe e SPAK-ut në Shqipëri si një model domosdoshmërie edhe për Kosovën, sepse edhe Kosova ka probleme të mëdha me drejtësinë dhe me korrupsionin, Kosovës  i duhen një Altin Duman dhe një strukturë antikorrupsion si SPAK-u ne Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Thomas Bach: Kosova, vendi i vogël me sukses të madh në sport
Next post Besnik Bislimi akuzon Serbinë se po pengon donacionin për bujqit në Luginë