Edi Rama: Blinken do të gjejë në Tiranë një aleat të angazhuar për paqen

Read Time:1 Minute, 20 Second

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një mesazh të gjatë që lajmëron ardhjen në Tiranë të Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken javën e ardhshme, i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri kreut të diplomacisë amerikane.

Kryeministri shpreh angazhimin e Shqipërisë si një vend aleat i SHBA-së i angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Rama shpreh edhe njëherë rreshtimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara sa i përket luftës ndaj terrorizmit.

Rama thekson se sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në këtë rajon.

“Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë fqinjëve të rajonit dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e progres”, shkruan Rama.

“Sekretari i Shtetit do të gjejë një Shqipëri në punë, me rritje të vazhdueshme ekonomike e me vullnet të prekshëm transformues në sektorin publik dhe atë privat, por edhe me vetëdijen e plotë të boshllëqeve e të mangësive ende të shumta, të cilat duhen adresuar përmes thellimit të reformave që garantojnë mirëqeverisjen në çdo nivel, fuqizojnë komunitetet vendore, promovojnë barazinë gjinore, stimulojnë grupet e interesit, përshpejtojnë modernizimin, sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/ediramaal/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Ata ishin dhe mbeten Kosovë, Shqipëri!</strong>
Next post Nuredin Ibishi: Plani ishte për atentat ndaj Kurtit dhe një opozitari serb