Edi Rama: Kosova në prag të masave ndëshkuese nga ndërkombëtarët

Read Time:4 Minute, 18 Second

Në fjalën e tij në konferencë për të jashtëzakonshme për media, deklaroi se anulohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës e Shqipërisë, planifikuar të mbahej të nesërmen në Gjakovë. Kryeministri Rama, tha se e ka informuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në kushtet e përkeqësimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

Ai tha se situata mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare është e përshkallëzuar.

“Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes, për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike, në një pike të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë”, tha kryeministri Rama. 

“Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”. 

Kryeministri Rama u shpreh se mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, dhe shpreson shumë që të mund të takohen për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, sipas tij,- “jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”.

“Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”.

Rama u shpreh se situata është e agravuar jashtëzakonisht shumë në 72 orët e fundit.

Pasi njoftoi për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive, që do të mbahej nesër në Gjakovë, Rama shprehet se u ka kërkuar kohë ndërkombëtarëve, para se këta të fundit të vendosin për masa shtrënguese.

Me një paraqitje në konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se takimi mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, i planifikuar të mbahet të mërkurën në Gjakovë,  do të anulohet.

Kjo pasi Rama tha se pas bisedës që kishte me shefin e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell,  i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të ndryshojë formati i takimit, të ishte më i ngushtë, vetëm mes tyre, ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe temë të ishte dalja nga situata aktuale në veri.

Por meqë një kërkesë të tillë, Rama tha se Kurti nuk e ka pranuar, atëherë mbledhja është anuluar, duke shpjeguar se është i gatshëm të vijë në Kosovë nëse ndryshon formati i takimit.

Rama shpjegoi se draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i hartuar nga Tirana zyrtare dhe dërguar Berlinit, Washingtonit e Parist, e të cilin kryeministri Kurti refuzon të shohë, është realizuar dhe ekspertë të nivelit më të lartë botërorë.

“E vetmja arsye përse Kurti nuk pranon as ta shikojë është prej një pengese të fortë psikologjike”, tha Rama, duke shtuar se draft-statuti i propozuar ka marrë fjalë të mira nga të gjithë ata që e kanë lexuar.

“Kam bërë një propozim, janë bërë dhe propozime të tjera, ka dhe drafte të tjera”, tha Rama.

“As nuk kam kërkuar t’i imponohem kujt, as nuk pretendoj që ai draft të merret dhe të adoptohet pa e parë. Unë nuk pres që presidenti i Serbisë të thotë bravo, as që ta pranojë sepse kanë shkruar diku në një marrëveshje që draftin me demek do e bëjë një ekip menaxhimi që është me serbë e ku di unë, unë s’pres nga ai, por minimalisht qeveria, kryeministri i Kosovës të thotë në rregull ta shohim, çfarë problemi ka”, tha kryeministri Rama.

“Merreni shiheni një herë se nuk dihet’, tha ai.

Rama tha se mund të jetë komplet kot, por është top sepse nuk e ka shkruar ai. “E kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botërorë dhe faktikisht ata që e kanë marrë në Paris, në Berlin, në Bruksel, në Uashington kanë vetëm fjalë të mira”.

Kryeministri Rama tha për media se ai dhe kryeministri Kurti i kanë qëllimet 100% njësoj.

Sipas tij të dy kërkojnë që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e madje edhe nga Serbia, po ashtu të dy ata kërkojnë që Serbia të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj Kosovës.

Megjithatë Rama tha se dy kryeministrat shqiptarë ndryshojnë pasi nëse Kurti mendon se këto duhet të bëhen të parat, Rama thotë se këto vijnë në fund.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Bashkimi Evropian</strong> përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës
Next post <strong>DOLËN NGA SHTYPI DY LIBRA NGA DITARI I FETAH BAHTIRIT</strong>