Edi Rama ultimatum Vuçiqit: Liro 3 policët ose rikthehet akulli mes nesh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës, nga ana e Njësitit Special të Policisë së Serbisë, me 14 qershor në kufirin me Serbinë.
Kryeministri shqiptar i ka vendosur ultimatum Beogradit zyrtar, përkatësisht presidentit Aleksandar Vuçiq, se nëse këtë javë nuk lirohen policët e rrëmbyer, e që sipas tij, s’kanë kryer asnjë krim, atëherë në marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë do t’u rikthehet akulli.
“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa!”, deklaroi Rama. “Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”.
Nga ana tjetër, sipas tij, nëse de-eskalimi nuk ndodh, e humbura e madhe do të jetë Kosova. “Sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar!”, u shpreh kryeministri shqiptar.
“Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës!”.
“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës!”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti, “të dalë nga guaca”.
“ Albin dil nga guaca e vetë izolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”.
Më shumë storie
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...
Pa TV NEWS 24, Protestat e Lëvizjes për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë...
Lëvizja për Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare
Skënder Sadri KAPITI Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të...
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...

Average Rating