Edward Joseph pasi e sheh Osmanin në helikopter: Ta pilotojë Kosovën në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një video të postuar nëpër rrjetet sociale, ka treguar se ka bërë praktikë në pilotimin e helikopterëve amerikanë “Bell”.
E në këtë postim i ka reaguar edhe analisti amerikan dhe profesori i njohur i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh. Ai ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell.
Ai tutje ka thënë se Osmani të veprojë njejtë edhe me Kosovën dhe ta “pilotojë” drejt Këshillit të Evropës.
“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph.

Më shumë storie
Reuters: Avokatët e Thaçit kërkojnë lirimin nga akuzat për krime lufte
Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë deklaruar sot para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë se ai...
Hagë: Përfundon mbrojtja e Thaçit, vazhdon e Veselit
Ka përfunduar dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Sot janë...
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Prokuroria në Gjykatën Speciale në Hagë ka kërkuar që katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të dënohen me...
LIBËR ME VLERA TË LARTA STUDIMORE
Hysen IbrahimiSuedi, Förslöv, 16.01.2026Titulli: “Kritika letrare – Vlerësime, trajtesa” (2026)Autori: Prof. Fetah Bahtiri Sot doli nga shtypi libri më i...
Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën
Në vitin 2025, Amerika e braktisi Ukrainën dhe Europën përballë Rusisë dhe zgjodhi të kaluarën perandorake si të ardhme. Ky...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...

Average Rating