VLEN dhe VMRO-DPMNE pajtohen për parimet e përgjithshme për të bashkëqeverisë

Read Time:1 Minute, 39 Second

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, kanë theksuar se kanë arritur pajtueshmëri për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme gjatë një takimi për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë për media pas takimit në Shkup, këto dy subjekte politike njoftuan se takimi mes liderëve partiakë ka zgjatur rreth tre dhe se ata janë pajtuar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit.

“Integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jenë shtyllat bazë të punës së qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e përbashkët pas takimit të mbajtur mes delegacionit të VMRO DPMNE-së, të kryesuar nga Hristijan Mickoski, dhe drejtuesve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi. Drejtuesit e dy kampeve politike kanë bërë të ditur se, nga java e ardhshme, bisedimet do të vazhdojnë mes grupeve të punës “për të gjitha çështjet deri në finalizimin e bisedimeve për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftim.

Në një takim të liderëve të ” Frontit evropian” që sot e  mbajtën në Shkup,kryetari i BDI-së Ali Ahmeti prezantoi një deklaratë të përbashkët që ishte nënshkruar më herët nga të gjithë liderët e partive shqiptare, ku ishte shprehur interesi për qeverisje vetëm me partitë që do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se partitë shqiptare duhet të respektojnë një dokument, që sipas tij, është nënshkruar nga të gjitha partitë se “kusht për pjesëmarrjen në qeverinë e re do të jetë miratimi i ndryshimeve kushtetuese me qëllim vazhdimin e procesin të anëtarësimit të vendit në BE”.

“Ne, partitë politike të nënshkruara më poshtë, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi, ndiejmë detyrimin se jemi të vendosur që tani dhe në të ardhmen të bashkëpunojmë dhe bashkëqeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE”, ka deklaruar Ahmeti, duke prezantuar dokumentin e partive shqiptare. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Edward Joseph pasi e sheh Osmanin në helikopter: Ta pilotojë Kosovën në KiE
Next post BE i reagon presidentes Siljanovska, u betua me emrin e vjetër të shtetit