BE i reagon presidentes Siljanovska, u betua me emrin e vjetër të shtetit
Bashkimi Evropian ka reaguar menjëherë pas betimit të presidentes së re të Maqedonisë së veriut, ku ajo gjatë ceremonisë së betimit, ka përdorur emrin e vjetër të shtetit.
Bashkimi Evropian nëpërmjet të komunikatës të lëshuar të dielën në mbrëmje, shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm.
“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet ne reagimin e BE-së.
Marrëveshja e Prespës e viti 2018, zgjodhi kontestin shumëvjaçar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonia ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut. Kjo marrëveshje atëbotë u konsideruar historike dhe e njëjta mundësoi zhbllokimin e proceseve interguese euroatlantike të Maqedonisë së Veriut e cila për 15 vjet ishte peng e kontestit mbi emrin.
Që nga viti 2018, emri kushtetues i shtetit është Maqedonia e Veriut.
Presidentja e parë femër në Maqedoninë e Veriut, Gordana Silanovska-Davkova fitoi në zgjedhjet e 8 majit.
Më shumë storie
Presidenti i Serbisë, bashkë me vartësitë e tij, ka nisur fushatën kundër Kosovës
Vuçiq dhe vartësitë e tij me takime të ndryshme me liderë e të tjerë po propagandojnë që Kosova të mos...
Serbia paraqet shtatë kërkesa lidhur me Kosovën
Serbia po nis një iniciativë të re për Kosovën, duke kërkuar rikthimin në gjendjen para braktisjes së institucioneve në veri...
Aleksandër Vuçiq: Nuk ekziston mrekullibërësi për zgjidhje të mirë për serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç...
Kristofer Hill: Qëndrimi i SHBA-së për sulmin në Banjskë është i njohur mirë
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, deklaroi se aktakuza e Prokurorisë Speciale në Prishtinë kundër Milan...
Protestuesit serb bllokojn rrugët në afërsi të Merdarit e Jarinjës, nga ana e Serbisë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, në Merdar dhe në Jarinjë, është...
Protestuesit serb paralajmërim për bllokim rrugësh, policia e Kosovës me plan operativ
Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ, pas paralajmërimeve nga i ashtuquajturi “Këshill Organizativ për Bllokada”, për bllokim rrugësh...
Average Rating