Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, takon komandantin e Ushtrisë Serbe
Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, Mojsiloviq ka thënë se Serbia respekton në vazhdimësi Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe në pajtim me Rezolutën 1244 dhe e njeh KFOR-in si garantuesin e vetëm të sigurisë të popullatës serbe në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Beograd, Peach ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq.
Vizita e emisarit britanik në Beograd vjen pas raportimeve për vendosjen e trupave britanike në kufi me Serbinë, për të siguruar Kosovën dhe për të mos lejuar futjen e armatimit apo grupeve të armatosura brenda territorit të Kosovës.
Më shumë storie
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...
Serbia mes autoritarizmit dhe rrugës evropiane
Protestat antiqeveritare të nxitura nga një aksident në Novi Sad, vazhdojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Opozita politike...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...

Average Rating