
Nenad Çanak paralajmëron: Serbët po armatosen përmes Kishës Ortodokse
Ish-politikani serb nga Vojvodina, Nenad Çanak ka ngritur alarmin për rrezikun e një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor, për çka ka argumentuar me armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe.
Në platformën X, Çanak ka shkruar se shtetet ku po hyn armatimi janë Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa ka shtuar se tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë janë llamba e Kishës së Serbisë
“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi “patriotik” kalon përmes KOS-it. Në Malin e Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës. Tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në vitin 1991 janë sot llamba e Kishës së Serbisë. Jo mirë”, ka shkruar ai në
platformën X.
Më shumë storie
Fubollistët e Shkëndijës së Tetovës sërish kampione në Maqedoni të Veriut
Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas fitores 2:1 ndaj Rabotnicki të mërkurën, në kuadër...
Vuçiq ka udhëtuar sot në Moskë, përkundër kritikave nga BE-ja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar sot në Moskë, ku më 9 maj do të marrë pjesë në Paradën...
Mediat e huaja flasin për kthimin e papritur të Vuçiqit nga SHBA-ja
Shumë media të huaja raportojnë sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ndërpreu papritur vizitën e tij në SHBA...
Luka Misetiq kritikon vonesat në Speciale, i quan të dobëta provat e Prokurorisë
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetiq, në emër të mbrojtjes ka shprehur shqetësimin për kohëzgjatjen e procesit...
Opozita serbe kërkon qeveri kalimtare, pushteti thotë se është jokushtetues
Një pjesë e opozitës parlamentare në Serbi deklaroi sot se formimi i një qeverie kalimtare është e vetmja mënyrë për...
Protestat e 15 marsit në Beograd, dyshohet se është përdorur topi zanor në protestë
Kanë vazhduar raportimet e qytetarëve pasi në protestën e 15 marsit, një zhurmë e fortë shkaktoi panik e çorientim. Nga...
Average Rating