Euro 2024: Spanja lë mbrapa Francën dhe kalon në finale
Spanja ka arritur të triumfojë ndaj Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024, duke siguruar kështu finalen e madhe.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga Luis de la Fuente.
Franca ka kaluar në epërsi që në minutën e nëntë, kur Kolo Muani ka shënuar me kokë pas një asistimi nga Mbappe.
Megjithatë, Spanja ka reaguar shpejt dhe në minutën e njëzet e një, Yamal e ka barazuar rezultatin me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, duke u bërë njëkohësisht futbollisti më i ri që ka shënuar në një Kampionat Evropian.
Vetëm katër minuta më vonë, Spanja ka kaluar në epërsi falë një autogoli të Kounde, i cili e ka devijuar një gjuajtje nga Olmo.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 2-1 për Spanjën.
Në pjesën e dytë, Franca është përpjekur vazhdimisht ta barazojë rezultatin, me trajnerin Didier Deschamps që ka futur në lojë Camavinga, Griezmann, Barcola dhe Giroud. Megjithatë, përpjekjet e tyre nuk rezultuan të suksesshme.
Në minutën e tetëdhjetë e një, Spanja ishte pranë rritjes së epërsisë, por gjuajtja e Yamal ka shkuar mbi shtyllë. Vetëm katër minuta më vonë, Mbappe ka tentuar nga distanca, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Anglisë dhe Holandës, për të përcaktuar se kush do të jetë kundërshtari i Spanjës në finalen e Euro 2024.
Më shumë storie
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...

Average Rating