
Euro 2024: Zvicra ka triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Hungarisë
Zvicra ka realizuar fitoren e parë në Euro 2024, duke triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “RheinEnergieStadion”.

Zvicra e ka nisur ndeshjen me vrull, duke arritur të jetë në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë. Në minutën e dymbëdhjetë, Duah e ka realizuar golin e parë pas një pasimi të saktë nga Aebischer. Fillimisht ky gol është kontestuae, por më pas sistemi VAR e ka konfirmuar vlefshmërinë e tij.
Pas këtij momenti, Zvicra ka vazhduar ta dominojë takimin, duke krijuar raste të tjera. Dominimi është konkretizuar në fundin e pjesës së parë, kur Aebischer ka shënuar golin e dytë me një goditje të fortë nga jashtë zonës.
Në pjesën e dytë, Hungaria ka arritur të shënojë golin e nderit me anë të Varga në minutën e 62-të, por pa pasur mundësi të kthejë ndeshjen.
Madje në kohën shtesë Zvicra ka arritur ta realizojë edhe golin e tretë me Embolo, që ka treguar kreativitet para portierit hungarez, duke e paraboluar atë dhe duke e vulosur fitoren.
Më shumë storie
Egjipt: Nënshkruhet marrëveshja historike e armëpushimit për Gazën
Në një samit të mbajtur në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit rajonalë nënshkruan marrëveshjen historike të armëpushimit për...
Fitore historike: Kosova ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1
Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në...
Historike, Shqipëria mposht Serbinë në Leskovc me rezultat 1-0
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc. Serbia dhe Shqipëria u përballen...
Guterres: Marrëveshja e paqes në Gaza mundësi historike
Udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur lajmin se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për fazën e parë të një plani paqeje për...
Marrëveshje historike Izrael–Hamas, çfarë dihet për hapat e ardhshëm pas marrëveshjes
Një marrëveshje historike për fazën e parë të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është arritur mes...
Vjosa Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik...
Average Rating