FMN mbështet Kosovën në vlerë deri në 260 milionë euro
Zv. Kryeministri i Kosovës, Bislimi dhe ministri Murati gjatë qëndrimit pranveror në Washington D.C. kanë arritur t’i përmbyllin me sukses diskutimet për programin e ri mbështetës nga FMN-ja.
Kosova bëhet vendi i parë në Evropë që do të përfitojë nga ky program mjetet e të cilit do të shkojnë për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtrishme me erë dhe diellore.
Minsistri Hekuran Murati përmes një njoftimi ka bërë të ditur detajet e marrëveshjes
“Gjatë qëndrimit në takimet pranverore në Washington D.C. bashkë me Zv. Kryeministrin Besnik Bislimi, kemi arritur të përmbyllim me sukses diskutimet për një program të ri mbështetës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Programi i ri përfshin vënien në dispozicion fillimisht të shumës prej 80 milionë euro në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Facility, dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera.
Në momentin e miratimit nga Bordi i FMN-së, Kosova do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të përfitojë nga ky lloj programi me FMN-në.
Mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.
Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.
Pikënisje për këtë arritje ka qenë suksesi në konsolidimin e shpejtë të financave publike, dhe vendimmarrja e matur fiskale. Kjo është edhe një dëshmi që reformat tona po vlerësohen edhe nga institucionet ndërkombëtare si FMN.
E falenderoj të gjithë ekipin që kanë punuar shumë në përgatitjen e këtij programi.” ka shkruar Murati
Average Rating