
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Dyfishohen investimet amerikane në ShqipëriDhoma Amerikane e Tregtisë:
Në dy vitet e fundit, investimet amerikane në Shqipëri janë më shumë se dyfishuar, siç reflektojnë shifrat e publikuara së fundmi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Në tërësi, investimet e huaja direkte nga kompanitë amerikane, janë rritur me dy herë e gjysmë në dy vitet e fundit, në bazë të treguesit të Dhomës.
Më konkretisht, stoku i investimeve në fund të vitit 2020, ka qenë prej 89 milionë eurosh.
Më pas, në fund të vitit 2021, ai kapi vlerën e 161 milionë eurove.
Ndërsa, në fund të 2022-shit, stoku i investimeve të huaja direkte amerikane, kapi vlerën e 221 milionë eurove.
Pra, duke treguar për një rritje të ndjeshme jo vetëm në krahasim me vitin pandemik 2020, por edhe krahasimisht mes viteve 2021-2022, kur ndikimi i COVID-19 ka qenë më pak i pranishëm në ekonominë vendase.
Diçka të tillë e ka nxjerrë në pah edhe vetë ndihmës-sekretari amerikane i shtetit për euro-azinë dhe njëkohësisht i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili gjatë një interviste televizive e theksoi disa herë se bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Shqipërisë nuk ka qenë kurrë në nivele kaq të larta.
Këtu, ai përfshiu edhe aspektin ekonomik dhe atë të investimeve, duke sjellë në vëmendje sektorin energjetik në vend, i cili po mbështetet shumë nga kompani të mëdha amerikane.

Më shumë storie
Ndeshja Shqipëri – Serbi është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0, pas nëntëdhjetë minutave të një loje të kujdesshme dhe...
Albin, nuk bëhet Kijameti po nuk u zgjodh kryeparlamentare e Kosovës Albulena Haxhiu
Nga Skënder Sadri KAPITI Kosovës i duhet per nje periudhe tranzitore një qeveri teknicienësh , intelektualësh dhe akademikësht moralist e...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u citoi Kanunin e Lekë Dukagjinit udhëheqësve të shteteve europiane të pranishëm në Tiranë për...
Bajram Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së...
Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18. Që prej momentit kur u...
Average Rating