PD-ja, Elita e re Politike e saj dhe reformatori Lulzim Basha janë partnerë të SHBA-ve
Ambasadorët amerikanë në Ballkan
Nga Skënder Sadri KAPITI
Ambasadorët amerikanë në Ballkan mbledhur në Tiranë në atë që është quajtur si konferenca e parë e Shefave Rajonalë të Misioneve amerikane. Kjo trego vleresimin që SHBA kanë për Shqipërinë nëBallkan . Dhe kjo duhet marrë në konsideratë nga publiku i gjërë shqiptar që ai duhet të mbështëse atëpolitikë , atë parti politike dhe atë individ të cilët SHBA i konsideron partner besnik të saj , dhe të cilët janë Partia Demokratike, Lulzim Basha, Alibeaj dhe elita e re politike e PD-së.
Demokratë, të jesh sot pro të shpallurve “non grata” a nuk është si atëhere kur shqiptarët ishin promarksistë-leninistë dhe antiSHBA?
Partner besnik të SHBA-ve janë populli shqiptar, Shqipëria, ajo parti politike dhe ai politikan e lider politik i cili është patriot, besnik i SHBA-ve, që ka vizion integrimin euroatlantik, qëështë i përkushtuar për sundimin e ligjit,shtetndërtimit demokratik dhe për luftën kundër korrupsionit. Dhe të tillë janë PD-ja, elita e re politike e saj dhe reformatori Lulzim Basha.
50 vjet regjimi komunist nëShqipëri ishte një regjim antihunman, antidemokratik , antiperendimor dhe antiSHBA, e madje si antiperendimor propaganda zyrtare e Tiranës ia kalonte edhe asaj të Moskës.Pavarësisht se shqiptarët janë populli më proamerikan në botë, cuditërisht sot konstatohet se pas shpalljes së ishkryeministrit Berisha si person non grata nga SHBA, filloi një lëvizje e njohur si foltorja, fillimisht e në dukje të parë ishte kundër Luzim Bashës i cili e dëboi ishkryeministrin nga grupi parlamentar si një person të shpallur non grata nga SHBA, por që më vonë pas sulmit banditesk të tij për të pushtuar selinë e PartisëDemokratike, PD atë dhe agresorët besnikë të tij i përjashtuan edhe nga partia.
Koha që kur doli dhe u aktivizua foltorja si lëvizje ajo kishte një frymë antiamerikanizmi e fokusuar sidomos kundër ambasadores amerikane. Kjo realisht i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm Partisë Demokratike shqiptare si Partia e cila është mbështetur fuqishëm nga SHBA për shëmbjen e komunizmit dhe për vendosjen e demokracisë, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për integrimin e Shqipërisë , antarësimin në NATO,për liberalizimine vizave etj.
Gjatë vizitës së këtyre ditëve nëShqipëri në lidhje me shpalljen e ishkryetarit të PD-së si person non grata nga SHBA , Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: “Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë”.
G.D. Pra, ajo është e shkuara?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.
Pra kjo do të thotë se Berisha i përket së shkuarës, ku si dhe disa tëtjerë duan ta tërheqin Shqipërinënë të shkuarën dhe ata janë Berisha, Rama e Meta, Trekëndëshi i Bermudës.SHBA mendojnë dhe mbështesin të ardhmen e Shqipërisë dhe jo të shkuarën.
G. D.: T’u kthehemi partive të opozitës, një Parti Demokratike ndryshe. Ndarja e ka lënë të ashtuquajturën pjesë zyrtare të PD-së me sytë nga Ambasada Amerikane duke thënë kemi nevojë për më shumë ndihmë, kemi nevojë për më shumë udhëzime. Ka disa protagonistë që janë, të themi, duke parë një rrugë drejt zgjidhjes përmes bashkëpunimit të ngushtë me Ambasadën Amerikane dhe përfaqësuesit tuaj këtu. Cili është komenti juaj për këtë? A është kjo mënyra e duhur për të parë ngjarjet në zhvillim në PD?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: “Shikoni, ne nuk zgjedhim qeveritë si aleatë në NATO, që do të thotë se ne nuk zgjedhim fituesit dhe humbësit. E bëjnë njerëzit. Do të them, sërish, partneriteti ynë është me popullin e Shqipërisë dhe me çdo parti politike, çdo lëvizje politike, që sheh si synime strategjike çuarjen përpara të integrimit euroatlantik të Shqipërisë, të qëndruarit e përkushtuar ndaj NATO-s dhe të qëndruarit të përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit, ne i shohim ato parti dhe ato lëvizje si aleatë. Pra, shpresojmë që i gjithë spektri politik ta ketë parasysh këtë kur të angazhohet me ne dhe kur të angazhohet edhe me partnerët tanë të QUINT-it, sepse kjo është më e mira për Shqipërinë”.
Pra SHBA-të kanë partner Shqipërinë, cdo parti politike , çdo lëvizje politike, që sheh si synime strategjike çuarjen përpara të integrimit euroatlantik të Shqipërisë, të qëndruarit e përkushtuar ndaj NATO-s dhe të qëndruarit të përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit, ne i shohim ato parti dhe ato lëvizje si aleatë.
Escobar përsa i përket PartisëDemokratike dhe ishkryetarit të saj Lulzim Basha gjithnjëSHBA i ka konsideruar ata partnere besnik tëSHBA-ve. Këtëtashmëe dinë mirë demokratët. Për kujtesëedhe gjatë vizitës së tij në Tiranë në Dhjetor të vitit 2021 Escobar shprehej se:
“Jam i kënaqur që jam në Tiranë, është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pa ta mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit europian si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet. Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD, pres ta takoj Bashën në Ëashington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar në dhjetor të vitit 2021 kur sapo kishte “shpërthyer” Foltorja antiBasha dhe antiSHBA. I dërguari i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për Reporteri.net.se:
“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor.
Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”.
Që atëhere, pra para dy vitesh z. Escobar i sqaroi mirë dhe sakt demokratët se SHBA mbështesin Partinë Demokratike dhe vecanërisht Bashën si kryetar të saj, të PD-së institucionale. Dhe po kështu edhe ambasadorja amerikane Juri Kim e ka mbështetur fuqishëm PD -në dhe Bashën.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ofroi mbështetje publike me një deklaratë të fortë për kryetarin e opozitës Lulzim Basha pas një takimi në të cilin, ambasadorja deklaroi se i ka përcjellë Bashës “mesazhin nga Uashingtoni”.
“I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i angazhuar të punojë edhe më afër me Partinë Demokratike,” deklaroi ajo.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë dhe speciale me Partinë Demokratike që nga fillimi,Ne kemi qenë atje me Partinë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe të festojmë kur ajo të marrë pushtetin sërish.”
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike, por është një çast tranzicioni, është një mundësi dhe shpresa jonë si SHBA që Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar dhe do të jetë edhe një herë në pozicion për të fituar zgjedhjet,” Yuri Kim deklaroI në shtator 2021.
Më pas Basha edhe pse i dorëhequr si kryetar i PD zhvilloi tri vizita rradhazi në SHBA ku ai ka pasur takime me politikanë të lartë të atje. Pra kjo qënka arësyeja se përse Berisha e Meta vazhdojnë të shajnë e përbaltin edhe tani atë, sepse ata e shohin Bashën si këcënimpërderisa ai konsiderohet nga SHBA si partner i besueshëm i tyre dhe i cili ka mbështetjen e fuqishme nga ato.Edhe tani Escobar, këto ditë ai takoi nëTiranë kryetarinnë detyrë z. Alibeaj dhe deputetët e PartisëDemokratike institucionale , dhe shprehën të njëjtin qëndrim ashtu si dhe më parë, mbështetjen për Partinë Demokratike dhe jo për ata kanë kërkuar azil politik te Ilir Meta.
Average Rating