Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë: NJOFTIM PUBLIK
Të nderuar/a përfaqësues/e të bizneseve të Luginës së Preshevës, ju njoftojmë dhe ftojmë të jeni pjesëmarrës në Panairin e Bizneseve në Cyrih të Zvicrës, më 11 mars 2023.
Panairi është nën organizimin e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në bashkëpunim me Komunat e Bujanocit dhe Preshevës.
Të gjitha bizneset e Luginës së Preshevës, të interesuara për pjesëmarrje në panair, mund të kontaktojnë Koordinatorin për ekonomi, i caktuar nga Fondi Humanitar,
Prof. Dr. Lulzim Rashitin, përmes emailit: lulzim.r@hotmail.com ose në numër telefoni; +381638763997 (Viber ose Whatsapp).
Data e fundit e shprehjes së interesimit për pjesëmarrje në panair është: 20 janar 2023.
Panairi ka rëndësi të posaçme për bizneset e Luginës, pasi do të marrin pjesë rrjeti i bizneseve shqiptare të mërgatës në Zvicër e më gjerë, komuniteti i biznesmenëve dhe do të krijohen ura bashkëpunimi, promovimi e rrjetëzimi për bizneset e Luginës me ato të Zvicrës, duke krijuar partneritet të vendasve të Luginës me mërgatën në biznes dhe me biznesmenë të huaj e zviceranë.
Krijimi i urave të kontaktit mes biznesëve të Luginës me ato në Zvicër është njëra nga objektivat tashmë më të rëndësishme në strategjinë e Fondit Humanitar.
Shpresojmë që këto mundësi të kurorëzohen me suksese!
Në emër të kryesisë Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Adnan Imeri, kryetar
info@fondihumanitar.ch
11.12. 2022, Zürich
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...

Average Rating