OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: Zëri juaj e bëri protestën madhështore
Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, ka falënderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e deri te mërgata shqiptare anembanë botës.

“Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme,” tha organizata.
OVL UÇK ka falënderuar gjithashtu institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji.
“Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës,” shtoi organizata.
Një falënderim i veçantë u dha edhe mediave, duke theksuar se pa to zëri i protestës nuk do të kishte jehonën dhe madhështinë që meriton.
“Faleminderit të gjithëve! Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën,” përfundoi OVL UÇK.
Më shumë storie
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...
Triumfi i Kombit është Realizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Kuvëndit të Vlorës dhe të Luftës heroike të UÇK-së
Nga Skënder Sadri KAPITI Triumfi i Kombit është realizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i Kryengritjes së madhe të Pavarësinë...
TRIUMFI I KOMBIT: Shqipëria sot të vetmen përkrahje që mund të bëjë për Kosovën është t’a largojë Ramën nga pushteti
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë Skënder Sadri KAPITI nga Durrësi me prindër nga Kosova i mbështes fort protestat e rinisë...
Pse nuk bëhet e gjallë Akademia e Shkencave për protestat e Qershorit 2026
Nga Skënder Sadri KAPITI Në Shqipëri po mbushet një muaj që nga fillimi i protestave më të mëdha në Historinë...
Rëndësia historike e protestave nëTiranë, Qershor 2026
Nga Skënder Sadri KAPITI ProtestatrinoredheqytetarenëTiranëqë po zhvillohenprej afro njëmuaji , nëQershor 2026 janëprotestatëmotivuarahistorikisht, patriotikishtdhesidomosdoshmërijetikejanëprotestapërintegrimingjithkombëtarshqiptar, janëtëmotivuaramoralishtdhejanëpërndarjen me tëshkuarën, me tranzicionin, me...

Average Rating