Gazetari serb, Kurtit: Kthehem në Kosovë, e padurueshme diktatura e Vuçiqit

Read Time:2 Minute, 41 Second

Serbia vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë, por ka individë në Beograd të cilët publikisht kanë nisur të ndiejnë keqardhje për atë që bëri shteti i tyre në Kosovë. Gazetari serb, Radomir Dimiq i është drejtuar me një letër Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’iu sigurojë kushte serbëve që kanë jetuar në Kosovë që të kthehen në vendlindje, pasi siç shprehet, nuk mund të jetojnë nën regjimin diktatorial të Aleksandër Vuçiqit.

Pas luftës së fundit në Kosovë disa qytetarë serbë shkuan të jetojnë në Serbi. Mes tyre edhe gazetari serb, Radomir Dimiq. Por ai tani u ka drejtuar autoriteteve të Kosovës kërkesë për t`u kthyer në Kosovë, pasi siç tha ai, Serbia i është bërë strehimore e zorit.

“Ajo që dua t’i them kryeministrit të vendit është se do të doja të sqaroj faktin se prej më shumë se 20 vjetësh jetoj këtu në këtë shtet ku jam qytetar i rendit të dytë. Jetoj në vendin e regjimit autoritar, i politikës absurde. Kur janë në pyetje serbët nga Kosova, ne nuk jemi këtu me dëshirën tonë, ne jemi këtu në fakt me dëshirën e një politike absurde dhe keqdashëse të cilën e ka udhëhequr Sllobodan Millosheviqi në Kosovë. Do të thotë dua edhe njëherë t’u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Kosovës, për veprat e këqija të cilat kanë ngjarë gjatë viteve të 90-ta”, ka theksuar Dimiq për RTK-në.

Ai po kërkon nga kryeministri Kurti që t’u krijojë kushte që të kthehen në Kosovë. “Dëshiroj ta lus kryeministrin e Kosovës që me përvojën, orientimin politik dhe energjinë e tij, të ma ofrojë mundësinë që të jap kontributin tim në forcimin e besimit te serbët e Kosovës në institucionet e saj, për çka edhe vetë kryeministri Albin Kurti angazhohet”, ka shtuar ai.

Dimiq ka thënë se zotimi i kryeministrit të Kosovës për kthimin e serbëve të shpërngulur e ka shtyrë atë që ta bëjë një hap të tillë.

“Jam serb i Kosovës, kam lindur atje dhe Kosova është atdheu im. Besoj që kryeministri Kurti t’i realizojë premtimet e dhëna”, ka thënë Dimiq.

 I pyetur për presionet e Serbisë ndaj serbëve lokal të Kosovës, Dimiq tha se të gjithë ata që kanë mendim ndryshe nga politika e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mund ta pësojnë si politikani Sanduloviq.

“Kujtojeni shembullin e Sanduloviqit, për të cilin akoma nuk dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Shtrohet pyetja a ka të drejtë njeriu të shprehë një mendim të lirë? Kjo flet mjaftueshëm se në çfarë shteti jetojmë. Do të thotë gjithçka që thotë presidenti i Serbisë, vetëm ajo është e vërteta e mundshme, dhe çdo mendim tjetër është tradhti, e pastaj targetohemi dhe marrim kërcënime për jetët tona. Pra çfarë do të ndodhte nëse edhe unë do të thosha se në vitin 2008 kam vizituar varrin dhe shtatoren e Ibrahim Rugovës. A do të duhej që edhe unë të dënohesha. Bëhet fjalë për një regjim totalitar ku demokracia ka pësuar degradim të madh dhe rënie drastike”, ka nënvizuar Dimiq.

Ai shpreson që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen në të mirë të të gjithë qytetarëve.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nenad Çanak: Kurti lojtar i fortë, po e kompleton sovranitetin shtetëror të Kosovës
Next post Besnik Bislimi: Serbia synon të krijojë tension artificial