Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Read Time:2 Minute, 28 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Gëzuar Vitin e Ri 2023! Ky është urim për të gjitha ditët e vitit 2023, si një urim dhe përshëndetje gëzimi, besimi e shprese për gjithcka më të mirë.

Njerëzit këto ditë shkëmbejnë mesazhe urimi e gëzimi mes tyre.

Këto mesazhe feste janë dhe shërbejnë edhe si këshilla, porosi dhe detyrime kujtese e mos-harrese për politikën dhe pushtetin për t’u shërbyer atdheut,qytetarëve dhe kombit, dhe si urdhëresë për politikën për t’u ndrequr e reflektuar, si dhe për ndërgjegjsim publik për të reaguar kundër padrejtësive, korrupsionit,tradhtive dhe papëgjegjshmërive publike e kombëtare të pushtetit të keq.

Gëzimi dhe lumturia nuk janë të kufizuara vetëm në dy tre ditët e festës, dhe ku edhe në ato ditë politika dëshiron të duket kudo e të tregohet si humane, zëmërgjërë dhe e interesuar për publikun ,kur gjatë tërë vitit pastaj ajo merret vetëm për interesat e veta, për lumturimin , për pasurimin dhe për zullumhanet e veta, ashtu sikurse që politika dhe pushteti sidomos në Shqipëri është sjellur dhe ka vepruar gjatë vitit 2022.

Dhe prandaj krahas urimit “Gëzuar 2023”, duhet shprehur edhe besimi dhe shpresa se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit dhe i përmirësimit. Viti 2022 ishte vit plot ngjarje e zhvillime, por që ato nuk sollën atë se cfarë duhej e pritej, pra nuk sollën ndryshimin e duhur, të pritur dhe atë se cfarë është jetike dhe domosdoshmëri, por 2022 shënoi regres politik, si politika e emërtuar sakt nga reformatori i ndryshimit z. Basha , si politika e “Trekëndëshit të Bermudës” . Fatkeqësisht dhe mjerisht ortak me këtë pushtet të keq që keqqeveris u bënë edhe ata të cliët u bashkuan në foltore dhe me Berishën kundër demokracisë, kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve.

Prandaj 2023 duhet të jetë viti i realizimeve të ndryshimeve jetike për Shqipërinë dhe të cilat janë: ndryshimi, ndëshkimi dhe dëbimi nga pushteti i kësaj keqqeverisjeje të superkorruptuar dhe të papërgjegjshme; ndarja me politkën e vjetër dhe me tranzicionin traumatik shkaktuar nga e gjithë politika e vjetër antipublike e antikombëtare e këtyre 30 viteve; në 2023-shin duhet bërë ndëshkimi i korrupsionit, ndertimi i shtetit ligjior, vënia në funksionim e ligjit, shtetit, drejtësisë dhe të shoqërisë.

Në 2023-shin duhen bërë ato të cilat i filloi Reformatori Lulzim Basha e që janë porosi e detyra qe vijne edhe nga SHBA-të si: Vetting-u politik dhe përjashtimi nga politika të atyre të shpallur “non grata” nga SHBA; dekriminalizimi i politikës shqiptare, dekomunistifikimi, dekorruptimi dhe ndëshkimi i korrupsionit; ndëshkimi dhe karantinimi i politikës së vjetër dhe ndarja me të shkuarën dhe me fantazmat e së shkuarës.

Le të jetë viti 2023 viti i kthimit të besimit e të shpresës; i punësimit, i kthimit të sundimit të ligjit, i sfidës kundër krimit e korrupsionit; i rritjes së mirëqënies e të lumturisë dhe i dëbimit e ndëshkimit të politikës e të pushtetit të keq, mision ky i Bashës dhe i elitës së re politike të PD-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti: S’japim garanci për Asociacionin 
Next post Urime viti i ri 2023