Gjëndjen e sotme të PD-së e kam paralajmëruar para 10 viteve

Read Time:10 Minute, 58 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI  

Këtëshkrim  të mëposhtëm e kam shkruar 4 muajpara humbjes katastrofike të PD-sënë Qershor 2013. Ajo se cfarë e pataparalajmëruar PD-në e verteton sakt realiteti i sotëm ku ka rënëPD,.Sot Partia Demokratike është në një gjëndje mjerane jo rastësisht, dhe shkaktar për këtë është autokracia dhe korrupsioni i atyre që edhe janë grupuar te grupi i  ashtuquajtur i rithemelimit, që nuk është gjë tjetër vecse përpjekje dëshpëruese e mjerane e politikës së vjetër të PD-së për ta mbajtur e trajtuar PD si pronë dhe avokati politike të tyre.

Jo se sot në Shqipëri ka ndonjë arritje në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni SOT është akoma edhe më i thellë. Mirëpo ndryshimin dhe ndëshkimin e korrupsionit të qeverisë së sotme nuk mund ta bëjnë po ish të korruptuarit dhe ishkorrupsioni i ndëshkuar në vitin 2013, pra nuk mund ta bëjnë ndëshkimin e korrupsionit as ata të shpallurit non grata për korrupsion nga SHBA.

Tani me rastin e 33 Vjetorit tëPD-së ështëkoha  për reflektim ,  për reagim e veprim për t’u ndarë Partia Demokratike nga e kaluara e trashëgimia komuniste, nga korrupsioni dhe nga tranzicioni.

Sot      Lulzim Basha mban takimin me demoklratët në kujtim të përvjetorit të 33 të themelimit të Partisë Demokratike ku pritet një pjesmarrje e madhe pasi Basha pas shumë pëpjekjesh në përballje me korrupsionin , krimin dhe me Trekëndëshin e Bermudës, falë edhe aftësive të tij intelektuale, urtësisë e maturisë demokratike e patriotike dhe si besnik ndaj SHBA-ve dhe si reformator i ndryshimit, sot PD është pastruar dhe është e po afirmohet për ditë e më shumë si alternativa bindëse dhe e shpresës për ndryshimin.

Ja cfarë paralajmëroja para 10 vitesh për PD-në, me 19 shkurt 2013:

”PD dhe qeverisja e saj  në këto 8 vite janë lodhur nga keqqeverisja, e diskredituar nga korrupsioni e tradhëtia, si politikë e qeverisje e dalë boje edhe nga
mashtrimi e gënjeshtra, e dështuar si politikë e djathtë si e pabesë dhe e pasinqertë me antarësinë dhe me votuesit e saj; e konsumuar dhe nga çdo manovër spekullimi e maskimi,dheme tegjithakëto kryetari  dhe kryeministri dhe  lidershipi i mjerë dhe i konsumuar i PD-së vazhdon me dëshpërim të përpëlitet për të rrëmbyer dhe një hërë tjetër qeverisjen në Qershor 2013.
Ai beson se pushtetomania absolute në partinë e tij,dhe ajo se çfarë ai bënc’tëdojë me Partinë Demokratike si pronë të tijën,ai vazhdon duke gënjyer vetense mund
ta bëjë gjithnjë e cfarë të dojëedhe me tërë popullin përjetësisht.

Me të vërtetë Berisha PD-në dhe pushtetin e ka bërë pronë të veten pasi ai ka arritur
që me partinë e tij dhe satelitët e kualicionit laraman(kryetarët me vulë, po pa
personalitet e pa antarë) ka krijuar një konglomerat parazitësh e amoralësh korruptiv
politikë, servilësh e të shpëlarë moralisht që fluturojnë nga fryn era dhe i josh
me korrupsion duke e bërë qeverisjen të çinteresuar për çdo problem me
interes shtetëror, publik e kombëtar.

Por, them dhe vlerësoj se vetëm në një ambjent shoqëror të prapambetur e pa standarte politikemund të qeverisë kaq gjatë një pushtet i tillë anakronik e me mentalitet komunist; nënjë ambjent ku edhe gënjeshtra e mashtrimi , vjedhja e votës, dhuna politike, krimi e
korrupsioni janë ekspozuar mediatikisht e publikisht tejskajshmërisht po që çuditërisht kjo qeverisje e
falimentuar dhe e degraduar jo vetëm që qeveris po pretendon edhe të fitojë dhe
mandatin tjetër.

Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë
skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa
varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare.

Gënjeshtra tjetër e madhe dhe e bërë bajate është dhe ajo mbi dështimet në integrimin
ne BE, për të cilën ngriti shpifje dhe akuza duke angazhuar ushtrinë e të punësuarve në
administratë të cilët me rrogën që jep me paranë publike i konsideron si
mercenarë të pushtetit për të bërë peticione, deklarime publike, tubime e
kundërmitingje,po që vizita e komisionerit Sh.Fyle për zgjerim të BE-së as që e
përmendi fare problemin e tre ligjeve po vetëm zgjedhjet e duhura që të jenë të lira etë pamanipuluara ,realizimin e standarteve, luftën kundër krimit e korrupsionit duke e diskredituar kështu alibinë dhe
mashtrimin publik qeveritar me tre ligjet.

Qeveria pas vendimeve të gjykatave të kapura prej Berishës që nxori të pafajshëm korrupsionin ezëvëndëskryeministrit LSI-st Ilir Meta ,dënimet minimale të tragjedisë së Gërdecit ngjarje e cila ishte kulmore si rast korrupsioni e krimi
dhe veçanërisht ate të pafajësisë së vrasjeve të 21 Janarit ka bërë të mundur
po dhe e ka vënë qeverinë përballë një presioni e diskreditimi publik të
brëndshëm e të jashtëm.

Këto si dhe paralajmërimi që dhe Sekretarja amerikane e Shtetit ZNJ. Klinton nëNëntor të vitit 2012 , pra, para katër muajsh kur ajo  deklaroi se Shqipëqeia është në udhëkryq prej korrupsionit dhe që ka bllokuar integrimin Këto do ia bëjnë të pashmangshme humbjen e sigurtë Berishës  dhe klanit të tij në zgjedhjet e Qershorit 2013., dhe pastaj do t’i duhet kohë PD-së për t’u vetëpastruar  dhe për t’u  ndarë nga korrupsioni, por edhe   nga berishizmi.

Qeverisja e dështuar nuk bind dot më askënd,madje as më fanatikët e saj me manovrat
politike bajate dhe dështimet e të gjitha llojeve. Këto fakte e bëjnë tëpashmangshme  humbjen e thellë që e pret Partinë  Demokratike,  për meritënkryesore , të kryetarit të saj dhe kryeministrit i cili ka 20vite që e mban peng PD dhe demokracinë dhe që për interesa personaleka bërë gjithfarë manovrash e akrobacishë, ortakërish dhe aleancash gjithfarëshe, amorale e korruptive vetëme vetëm për interesine tij për pushtet. Më parë në vitin 2005  Berisha e bëri aleancën me
N.Cekën,A.Imamin, G.Pollon, T.Shehun dhe tani edhe me tironsin D.Shehi e me
F.Mediun e N.Ndokën.

Sot në demokraci një gjë e tillë është amoralitet politik apo më saktë një mercenarizëm
politik ku duket qartë parimi i mërcenatit: që ai blihet lehtë dhe lirë po dhe
tradhëton lehtë sapo ndryshojnë rrethanat. A nuk janë të tillë dhe a nuk kanë
vepruar kështu këta që përmenda më lart po dhe të tjerë si Ilir Meta që ndërrojnë
ngjyrë si kamaleoni, ku  vetëm për intersin e tij personal Ilir META u “shit” te Berisha si të tjerët qëvërtiten e shiten majtas e djathtas ku i shpie interesi i ulët, tradhëtia e korrupsioni.

Në fakt në vitet 2009-2013 po bashkëqeveris korrupsioni Berisha-Meta gjë e cila
do na kushtojë shumë shtrenjt ne demokratëve të vërtetë,edhe në vazhdimësi demokratët do paguajnë kosto të lartë politike për akrobacitë amorale e korruptive të tij në dëm të demokratëve..

Sa mirë funksionon tek Berisha përvoja e metoda e Mao Ce Dunit , e asaj të
dënimit, përjashtimit,degradimit dhe e rrahjes siç është edhe rasti i E.Selamit dhe e
pendesës dhe e rikthimit përsëri të tyre pas pishmanit, reflektimit,”riedukimit”
e”ndërgjegjsimit” për gabimet që kanë bërë ndaj kryetarit të partisë ,e më pastaj
“bujaria” e pushtetit të kryetarit Berisha u josh e u fal poste e favore korruptive,
politike e pushteti. Edhe Eduarti pas arratisë politike e azilit dhe pas akumulimit të një
përvoje “politike” si shitës i makinave të vjetra në ShBA na rikthehet për t’i shërbyer
vëndit ,po që në fakt ajo që e ktheu atë në gjirin e partisë mëmë dhe në “skuadrën e
pardesyve të bardha” të deleguara nga PPSH-ja e që uzurpuan Lëvizjen Demokratike të
Dhjetorit është një motiv tjetër ,është motivi se, përse të mos veprojë edhe Eduard  Selami si Neritan Ceka, si Tritan Shehu, Genc Pollo , Ferdinand Xhaferri dhe si Arben Imami dhe si shumë servilë e sahanlëpirës të tjerë të cilët nën nombrellën dhe nënhyqmin e Berishës mund të bëhesh deputet,ministër,aparatçik e pushtetar që në fund të
fundit për një kohë të shkurtër dhe miliarder pa punuar, po duke vjedhur e
korruptuar dhe duke pasur avokat politik të sigurtë për hajni e korrupsion Sali Berishën.
Keqqeverisjen e Partisë Demokratike nuk e shpëton dot as retorika e pasinqertë
patriotike e kryeministrit ku e gjithë karriera politike e tij fakton për antipatriotizëm ,
madje dhe një dokument i muajit të fundit, pjesë e shkëmbimeve mes Ëashingtonit dhe
Tiranës përmban zhgënjim ndaj retorikës nacionaliste duke e quajtur potencialisht të
rrezikshme dhe kundërproduktive, dhe porosit se politika shqiptare duhet të
fokusohet në përparësitë e popullit shqiptar: zgjedhje të lira dhe të ndershme,
integrim në Bashkim Europian dhe mundësi të përmisuara ekonomike.
Unë në një shkrim timin politikën e kësaj qeverie e kam quajtur shterpë në kuptimin se
asgjë të mirë nuk prodhon ajo përveç probleme të bllokimit dhe të fenomeneve
negative penguese të zhvillimit,demokracisë, pengimit të drejtësisë, të integrimit po që dhe në aspektinkombëtar ,SHBA-ja, aleati ynë stratëgjik konstaton për qeverisjen tonë se bën retorikëe lëshon mesazhe negative etnike, destabilizuese e të papërgjegjshme për vetëmpërfitime politike.

Edhe kjo retorike e pushtetit bëhet për të mashtruar opinionin në funksion të marrjes
vetëm të ndonjë grushti votash duke e gënjyer veten se do fitojë përsëri pushtetin që
dhe këtë që e ka edhe sot, e ka pasi ka manipuluar dhe shtrëmbëruar rezultatin e
vullnetin real të popullit.

Ndoshta nuk gaboj për aq sa kam qëmtuar, vërejtur, parë në
TV,ndjerë e lexuar nëpër gazeta e në ambjente të ngushta shoqërore kur them se
koha do ta vertetojë se Partia Demokratike do te hipotekohet në defterin e
historisë së Shqipërisë si faktor i errët që i ka bërë shumë dëme e
fatkeqësi kombit tonë në këto kohë moderne, dhe kur e them këtë për PD-në
nuk kam parasysh këtu tërë antarësinë e saj po vetëm lidershipin dhe
drejtuesit e tjerë politiko-qeverisës pranë Berishës  në këto 20 vite.

Por nuk mund ta
them një gjë me siguri, përse dhe si ka mundësi që pavarësisht se e njohim këtë të
keqe dhe po e mbajmë kaq gjatë dhe çfarë kemi bërë që po ndëshkohemi e po vuajmë
prej saj , dhe mos dmth se raca jonë qënka destinuar për një fat të tillë konfliktesh,
përçarjesh, prapambetjeje, pa progres civil e demokratik, pa integrim të brëndshëm e
të jashtëm,e pa mirëqënie materiale e shpirtërore në krahasim me kombet e tjerë të
Europës, dhe kjo gjëndje e mistershme na ka shoqëruar historikisht e vazhdon edhe sot
çuditërisht.

Tashmë ka rënë alibia që shkakun për këtë e kërkonim gjithmonë tek të huajt dhe e
bënim sa për të qetësuar ndërgjegjen dhe aktualiteti tregon se Shqipërinë për t’u bërë
e kemi penguar vetë ne, kryesisht në radhë të parë paria(tipike e shëmbull si kjo që
keqqeveris sot) dhe apatia ,toleranca e mosreagimi shoqëror si duhet dhe në kohën e
duhur,dhe duke qenë të tillë hidhim sytë e prisnim si dikur nga Stambolli, Roma, Athina
,Londra, Berlini, e në komunizëm nje herë nga Beogradi pastaj nga Moska e Pekini.

E sot i referohemi me te drejte perendimit dhe integrimit , po megjithë përkrahjen e
pakursyer dhe të sinqertë që na ka dhënë Brukseli por veçanërisht Ëashingtoni , ne jo
vetëm që jemi problematik ndërvete po ju kemi sjellë shqetësime e kokëçarje dhe atyre
per problemet tona.

Ata na thonë; veproni tani, e ne nuk lëvizim; thonë se po
tronditemi nga vendimet e gjykatës e ne vetëm dëgjojmë e presim nuk e di se çfar;
thonë se jeni në udhëkryq politik, dhe ne qëndrojmë në udhëkryq; na thonë s’ka
integrim pa standarte, e ne e mbajmë qeverinë gjysëmlegale që nuk punon për
standarte ; thonë që qeverisja që nuk dialogon me njerëzit duhet të largohet(si me
grevistët e të përsekutuarve) , ne nuk reagojmë po i bindemi dhe e mbajmë këtë qeveri
që punon kundër prioriteteve kombëtare; na tregojnë pavarësisht se edhe e dimë mirë
që politika shqiptare nuk është e interesuar për interesat kombëtare po vetëm për ato
personale, e ne e mbajmë e madje dhe i nënshtrohemi këtij pushteti antisocial e
kundërproduktiv”.Durres 19 Shkurt 2013

Shënim:Ky shkrim i shkruar para 10 vitesh si kritikë ndaj qeverisjes së Berishës, po ta
krahasosh edhe me qeverisjen e Edi Ramës vërehet fakti se pushteti i PD-së vetëm sa u
zëvëndësua me atë të Partisë Socialiste, pasi asgjë nuk ka ndryshuar por vetëm sa është
përkeqësuar po prej vjedhjeve, korrupsionit, papërgjegjshmërisë e tradhtisë publike te
qeverise aktuale.
Që PD u ndëshkua për korrupsion , këtë e vertetoi pas 8 vitesh të këtij shkrimi, në vitin 2021,  fakti i shpalljes “non grata” nga SHBA  të Sali Berishës për korrupsion , avokati të korrupsionit dhe për pengim të demokracisë.Dhe po të shohim zhvillimet e fundit të të ashtuquajturit “Grupi i Rithemelimit” të Partisë
Demokratike janë po ata individë prej të cilëve i erdhi humbja e madhe Partisë Demokratikenë vitin 2013.

Partia Demokratike humbi zgjedhjet me 25 Prill 2021 jo prej Bashës, por prejtë vjetrës politike, prej ishdeputetëve , deputetëve aktuale të grumbulluar sot te Foltorja e Berishës.
PDhumbi prej sabotimit që i bëne PD-së korrupsioni, ishministrat,ishdrejtorët e
ishfunksionarët e ishqeverisë  që kanë përfituar prj tij;PD humbi se kundër PD-së dhe
Bashës punuan e gjithë e vjetra e PD-së pra ata që janë
sot mbështetësit e foltores dhe kundër “non grata”-s amerikane.
PD humbi edhe se votat u blenë nga pushteti i Edi Ramës.

Partia Demokratike humbi edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 prej
bashkëpunimit dhe komplotit të të gjithë elitës së vjetër politike PD+PS+LSI+ Mediat dhe
korrupionit të tyre. Dhe ajo që i vë vulën se kush janë shkaktarët e gjendjes sot të PD-së është fakti i humbjes katastofike të grupit të rithemelimit të non gratave në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Festat e nëntorit dhe veprimtaritë e lobit Euro-Atlantik Shqiptarë në tokën ilire
Next post Takimi i Madh i Tiranes, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik