Gjilan: Përkujtohen dhe nderohen dëshmorët e UÇPMB-së
Në Gjilan u organizua akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë dhe familjarë e cilësojnë përjetësisht të paharruar sakrificën e të rënëve në Luginën e Preshevës për të drejta nacionale të shqiptarëve atje.
Heronjtë dhe dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Gjaku i tyre është gurë themel i lirisë ndërsa gjithë të rënët e UÇPMB-së janë vlerë e pakontestuar e trungut kombëtar. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë, për dinjitetin, për të drejtat e popullit në luginën e Preshevës tha Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.
“26 Shkurti është datë e rëndësishme e historisë tonë, është data kur ne kujtojmë dëshmorët e luftës çlirimtare, luftës që bëhej për drejtësi e barazi nga ushtarët e U ÇPMB”, tha Hyseni.
Fryma patriotike homogjene nuk ka munguar në asnjërën nga luftërat çlirimtare në troje nga shqiptarët e as në Luginë të Preshevës, tha Ahmet Isufi.
Ideali i lirisë së Kombit tonë nuk është ndalë me breza kanë vazhduar që ta bëjnë luftën herë të hapur luftë të armatosur e herë e herë në ngritje patriotike, çlirimtare, tha Ahmet Isufi, ish-komandant i UÇK-së.
Lufta e UÇPMB-së ishte domosdoshmëri e kohës pasi që pas qershorit të ’99-ës gjithë ato forca paramilitare kriminale ushtarake policore ishin pozicionuar në Kosovën Lindore.
Dokumentarë për historinë e lavdishme dhe e krenarisë, mirënjohje për të rënët dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ngritja e lapidarëve për dëshmorët janë kujtesë e pa shlyer për gjithë ata të cilët bëhen ikonë për liri të atdheut u tha me këtë rast.
Më shumë storie
KOMENT DHE APEL
Nga Bedri Tahiri & Hasan M. Shahinaj Lexoni letrat e Skënder Sadri Kapitit drejtuar Kombit! Koment, apel dhe analizënga Hasan...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Njё libёr pёr Qazim Bllacёn
Nga Rexhep Shahu Qazim Bllaca (1915-2005)Enveri, biro, si që po shoh, ka dënue patriota kosovarë e jo kriminela.Adem Selimi (Gllavica)...
Kolonizimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me serbë dhe “shqiptarë të serbizuar”
Shkruan: Nehat Hyseni Historia e dhimbshme e shqiptarëve në përgjithësi, në të gjitha trojet ku ata jetojnë sot të ndarë...
Në Itali, është mbajtur Konferencë, mbi diskriminimin në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc
/Kumtesa e paraqitur në Konferencën e mbajtur në Lugo Di Ravenna-Itali, nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, kushtuar...

Average Rating