Glauk Konjufca: Propozimi i Ramës përmban autonomi territoriale

Read Time:2 Minute, 3 Second

Pas takimit me presidenten Osmani, kryeministri i Shqipërisë u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili pranoi se raportet e Kosovës me Shqipërinë janë të lënduara pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive nga ana e Tiranës. Megjithatë Konjufca, i vetmi që foli pas takimit tha, se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është e pazëvendësueshme, ndërsa idenë e Ramës për Asociacionin e konsideron të papranueshme.

“Ne biseduam për zhvillimet në vend edhe situatën politike, por po ashtu edhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Republika e Shqipërisë dhe Qeveria Rama. Të gjitha këto procese të vështira që po i kalojmë, ndihma e Shqipërisë është e pazëvendësueshme”, tha Konjufca pas takimit.

Sipas kryeparlamentarit kosovar, Rama mund ta ndihmojë Kosovën shumë më shumë, sesa që po bën këtë aktualisht. Ai po ashtu tha se Kosova po bënë përpjekje për të vendosur rend e ligj në veri dhe duhet kuptuar, siç tha ai, se Kosova nuk është fajtore.

“Mund të ketë përgjegjësi, po ajo është pozitive. Është përgjegjësi për të ushtruar kushtetueshmërinë tonë elementare në krejt institucionet e vendit”, tha Konjufca, sipas të cilit, edhe kryeministri Rama është shumë i shqetësuar sa i përket presionit ndërkombëtar për Kosovën.

Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, edhe pse kryeministri akoma nuk e ka takuar homologun nga Tirana, tha se nuk ka hatërmbetje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por tha se “Kosova është lënduar nga mosmbajtja e mbledhjeve të dy qeverive”.

“Kurrfarë hatërmbetjeje nuk ka pasur…Ne kemi qenë të lënduar nga anulimi i mbledhjes së qeverive, por jo aq të lënduar që të mos e presim fare. Kjo do të rregullohet së shpejti, nëse jo sonte. Është dallimi i cili po e dëmton Kosovën kur ne jemi në të drejtën tonë”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari foli edhe për idenë e Ramës për Asociacionin, duke e konsideruar një lloj autonomie për serbët.   

“Ai pretendon që Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo mua mu ka dukur që elemente të caktuar të propozimit të Ramës përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar dhe të popullit të Kosovës”, tha Konjucfa.

Ndërsa në insistimin e gazetarëve për ta pyetur Ramës, ai tha se refuzoi duke thënë: “S’kam homolog unë, nuk jap dot koment”.

Kryeministri Rama do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një turneu dyditor ballkanik. Para Prishtinës, ai qëndroi në Shkup.

https://www.facebook.com/watch/?v=214349657769182

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Edi Rama pritet nga Osmani, takimit i bashkohet edhe ambasadori Hovenier
Next post Nënshkruhen 13 marrëveshje mes dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë