Ipeshkvi Dodë Gjergji, mesazh për Krishtlindje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, imzot Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca, dashuria e respekti ndaj njëri tjetrit duke lënë mënjanë urrejtjen politike, fetare dhe etnike.

Në meshën kryesore për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, imzot Dodë Gjergji theksoi rëndësinë e dashurisë për çdo njeri dhe çdo krijesë.
Ai shprehu shqetësimin për luftërat dhe dhimbjet që ato shkaktojnë, duke theksuar se humbja e jetëve njerëzore shpesh konsiderohet vetëm si një numër.
“Sa luftërat e pakuptimta nëpër botë janë duke ndodhur sot, sa rrënimet e panevojshme gjithandej ku ka luftëra dhe sa dëme anësore përjetojnë të gjithë ata që e duan lirinë. Dhe sa jetë njerëzish humbin në gjithë vendin, Gjëja më e trishtueshme e kësaj urrejtje është se humbja e jetëve njerëzore nuk vlerësohet fare, thjesht llogaritet me numrin”, theksoi Dodë Gjergji.
Në meshë morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Rozeta Hajdari.
Më shumë storie
Në udhën e lirisë e të bashkimit kombëtar
Nga Xhevahir Cirongu Këto ditë marsi pikërisht më 11 mars 2026, pas një telefonate nga shkrimtari Skënder Kapiti, mëqense koha...
Ddoli nga shtypi libri me titull “Shtëpia Magjike”
Hysen Ibrahimi, redaktor i librit Sot, më 2 mars 2026, doli nga shtypi libri me titull “Shtëpia Magjike”, roman, i...
Receta pa komb
Saimir A. Lolja Helga’s secret Tiranё 2017 Kёtё libёr ma dhuroi zoti Virtyt Sokoli, jurist, veprimtar atdhetar. E lexova ngadalё,...
Doli nga shtypi libri i titulluar “Nejra e zgjuar” e autorës Nejra Cej, nxënëse e shkollës së mesme
Sot më 24 shkurt 2026, doli nga shtypi libri i titulluar “Nejra e zgjuar” e autorës Nejra Cej, nxënëse e...
Pse?
Nga Skënder Sadri KAPITI Pse kaq shumë parti e politikanë dhe kaq pak demokraci Pse kaq shumë shkolla, ”profesorë dhe akademikë”...
Andrra e jetës
Oh jetë e shej't e pa jetuemeUjvarë gëzimi qi bjen mbi mueN'heshtjen teme plot me mallë Sa herë për ty...

Average Rating