PZAP miraton ankesën e Listës Serbe, urdhëron KQZ- në që ta certifikojë atë

Read Time:1 Minute, 49 Second

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e saj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në vendimin e siguruar nga RTK, bëhet e ditur se PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Tutje thuhet se me votimin që është bërë në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim. Gjithashtu thuhet se njoftimi është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, andaj KQZ-ja urdhërohet që ta zbatojë vendimin e PZAP-së.

“Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024 dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojësubjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës per Regiistim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, u tha në vendimin e PZAP-it.

Paneli vlerëson se nga dispozitat e lartcekura, rezulton se njoftimi i atakuar është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për çka vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi, dhe urdhëroi KQZ-në, që të zbatoj vendimin e PZAP-it konform dispozitës se nenit 118 par. 5 të LZP-së.

“Në pajtim me nenin 115 par. 1 lidhur më nenin 118 par. 1 dhe 5 të dhe 119 LZP-së, është vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në fund të njoftimit  të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në fillim të kësaj jave nuk e kishte certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje. Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Lista Serbe, ankimoi të martën vendimin e së hënës të KQZ-së, i cili nuk e certifikoi këtë subjekt për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke theksuar sepër këtë nuk ka bazë ligjore, ndërsa vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e saj e konsideroi politik.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ipeshkvi Dodë Gjergji, mesazh për Krishtlindje
Next post Opinion: Albin, Vjosa dhe Donika pse nuk e merrni z. Shaban Murati këshilltar për diplomacinë?