Opinion: Albin, Vjosa dhe Donika pse nuk e merrni z. Shaban Murati këshilltar për diplomacinë?

Read Time:1 Minute, 42 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentes znj. Osmani u kam kërkuar disa herë që t’i takoj , me ane te e-maileve të tyre por edhe me letra postare, por që as minimumin nuk kam marrë, asnjë përgjigje prej tyre.Unë sot atyre po u sygjeroj publikisht ta marrin këshilltar për diplomacinë intelektualin e shquar nga Shqipëria z. Shaban Murati, i cili është  diplomat i shquar karriere e që   ka botuar libra, opinione e shkrime me vlera të jashtëzakonshme për diplomacinë të botuara edhe në Kosovë.

Unë z. Murati e njoh me anë të shkrimeve brilante të tija kryesisht mbi diplomaconë por edhe për tematikat e tjera që ai trajton si ato politike, historike dhe patriotike që rrallë kush tjetër i trajton si ai.

Z. Kryeministër, Presidente dhe Ministre e Jashme e Kosovës  ashtu si opinioni dhe  e gjithë politika në Kosovë që kërkoni mbështetje nga Shqipëria, qeveria dhe shteti shqiptar, por përse ju nuk respektoni dhe nuk merrni pranë jush individë potencialisht të fortë dhe të aftë nga Shqipëria që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për Kosovën?!

Për këtë arësye ua sygjeroj z. Murati që ta keni këshilltar  nisur nga fakti se ai, dhe si ai askush tjetër nuk është më i vyer për Kosovën sot  në fushën e diplomacisë kosovare. Shikoni se si vepron Shqipëria, kryeministri i Shqipërisë i cili merr këshilltarë nga Kosova, madje edhe federate e sporteve nga Shqipëria marrin nga Kosova sportistë, Kryeministri i Shqiperisë merr dhe vë ministra e drejtorë nga Kosova, dhe këtë gjë duhet ta bëni edhe ju, që të merrni këshilltarë të aftë, meritorë, patriotë dhe kosovëdashës sic është z.Shaban Murati.Për më shumë u sygjeroj që t’i lexoni shkrimet dhe opinionet e tij për diplomacinë, shtetin dhe demokracinë.

Z Kryeministër Albin Kurti , ju e mbani flamurin e Bashkimit Kombëtar, por po të pyes se a keni vendosur në listën e “VETËVENDOSJES” në zgjedhjet e Shkurtit 2025 ndonjë kandidat patriot nga Shqipëria Amë?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PZAP miraton ankesën e Listës Serbe, urdhëron KQZ- në që ta certifikojë atë
Next post Blerim Isufaj: Deklaratat denigruese ndaj prokurorëve minojnë drejtësinë