
Irani ka filluar me sulmet ajrore drejt Izraelit
Forcat izraelite kanë njoftuar se Irani ka filluar sulmet e paralajmëruara raketore drejt Izraelit.

Në anën tjetër, forcat izraelite kanë nisur një operacion të kufizuar ushtarak në Liban kundër Hezbollahut, dhe rreth 25 fshatra libaneze janë urdhëruar të evakuohen.
Kryeministri libanez ka paralajmëruar se vendi po kalon një nga fazat më të rrezikshme, me mbi një milion persona të zhvendosur.
Sulmet ajrore të Izraelit kanë vazhduar, përfshirë një goditje në Beirut dhe një kamp refugjatësh palestinez pranë Sidonit.
Në një zhvillim tjetër, SHBA-ja ka lëshuar njoftime për strehim për personelin e ambasadave të saj në Izrael dhe ka paralajmëruar pasoja të ashpra për Iranin në rast të një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit.
OKB-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, deklaroi se SHBA-ja është e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe po monitoron zhvillimet me kujdes.
Më shumë storie
Richard Grenell, kritika ndaj Von der Leyenit
Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Gjykatën...
Egjipt: Nënshkruhet marrëveshja historike e armëpushimit për Gazën
Në një samit të mbajtur në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit rajonalë nënshkruan marrëveshjen historike të armëpushimit për...
Guterres: Marrëveshja e paqes në Gaza mundësi historike
Udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur lajmin se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për fazën e parë të një plani paqeje për...
Marrëveshje historike Izrael–Hamas, çfarë dihet për hapat e ardhshëm pas marrëveshjes
Një marrëveshje historike për fazën e parë të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është arritur mes...
Vjosa Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik...
Jonathan Hargreaves: Këtë vjeshtë, Britania, mikpritëse e Procesit të Berlinit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se këtë vjeshtë Mbretëria e Bashkuar, është e kënaqur të jetë nikoqire...
Average Rating