Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi për pak orë në Kosovë, vizitoi babanë e tij në QKUK

Read Time:1 Minute, 39 Second

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij të sëmurë. Ai ka arritur në Prishtinë dhe është në vizitë te babai i tij, në QKUK, derisa është nën përcjellje të forcave të shumta të sigurisë.

Aprovimi i kërkesës së tij u bë pas refuzimeve të mëhershme të speciales, të cilët kishin vlerësuar se gjenda shëndetësore e babit të tij nuk ishte e rëndë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, në një përgjigje për RTKlive tha se vizita e Thaçit në Kosovë është bërë për arsye humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.

https://www.facebook.com/

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte për vizitë te babai i tij, i cili gjendet i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së. Jashtë klinikës, të mbledhur familjarë e ish- bashkëpartiakë të Thaçit, po prisnin ta shohin atë pasi të dalë nga klinika.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it ishin prezent në oborrin e QKUK-së.

Ish-presidenti Thaçi qëndroi mbi tri orë për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së, kur doli nga kjo klinikë, jashtë është pritur me brohoritje të shumta nga qytetar që ishin mbledhur për ta parë nga larg.

Thaçi i ka përshëndetur ata, duke e ngritur dorën lartë.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në klinikë, jashtë, në oborrin e QKUK-së kanë qëndruar forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. 

Gjykata Speciale sot i ka lejuar Hashim Thaçit një vizitë humanitare në Kosovë, për të parë babanë e tij, i cili është në një gjendje të rëndë shëndetësore.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Serbi: Opozita propozon qeveri kalimtare, Vuçiq kundërshton
Next post Edi Rama shpërndan foton e Thaçit që ishte sot në Kosovë