Ish-ushtari i UÇK-së transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Beograd
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj që është të premten nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë, është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Krushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.
Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.
“Pjesëtari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve të prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar ne identitet me dikë tjetër”, ka shkruar avokati.
Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Të martën pritet dhe një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë serbe lidhur me masën e paraburgimit. Në cilësinë e avokatit të Familjes Dakaj jamë në kontakt orë pas ore me të ngarkuarin në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dipomatin Jetish Jasharin dhe e falënderoi për qasjen profesionale”, ka theksuar ai.
Smakiqi i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministres Gërvalla dhe diplomatëve që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejtë.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...

Average Rating