IshPresidentja e Kosovës mos po merr shëmbullin e foltoreve të Sali Berishës?!

Read Time:1 Minute, 50 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas largimit si Presidente e Kosovës, ishPresidentja e pakënaqur se nuk mund të rizgjidhet më Presidente, nisur nga fakti i kënaqësisë së saj për një ëndërr tjetër për të marrë përsëri këtë post mesa duket kërkon të aktivizohet e të ringjallet politikisht ose duke marrë drejtimin e LDK-së të cilën e braktisi dhe e tradhëtoi  kur gjeti si partner LVV e cila ia mundësoi asaj realizimin e ëndrrës për Presidente, ajo për realizimin e një mandati tjetër si presidente shpresonte edhe te ndihma e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe te PDK, AAK, tani   ose edhe kërkon të formojë një Parti të re politike ashtu si po për interesin personal dhe ëndrrën për Presidente formoi më parë Partinë “GUXO”.

Tani Vjosa Osmani sikur ka filluar një tur politik si ato të foltoreve të Sali Berishës që synon mbijetesën e saj në politikë.Të gjithë presidentët e  Shqipërisë kur u ka mbaruar mandati janë tërhequar nga politika. Kështu ka vepruar Alfred Moisiiu, Rexhep Mejdani, Bamir Topi. Bamir Topi formoi Parti politike të tij por dështoi thellësish , pasi shqiptarët dhe demokratët nuk e mbështetën atë,

Sali Berisha ishte President i Shqipërisë dhe u rrëzua nga froni nga revoltat e vitit 1999. Por ai nuk e lëshoi kurrë Partinë Demokratike të cilën e shikonte si mbrojtëse dhe siguri mbijetese në politikë.Edhe pse SHBA-të e shpallën atë “non grata” ai e rimori Partinë.

Politikanët të cilët pas mbarimit të mandatit të Presidentit  synojnë të marrin partinë apo të formojnë parti të reja politike, kjo tregon se ata nuk i kanë shërbyer detyrës së Presidentit si detyrë e përgjegjësi kombëtare dhe mbi politikën, si simbol i unitetit, por i kanë shërbyer vetëm interesit personal.

Kështu u pa puna edhe e Vjosa Osmanit e cila dështoi në grushtin institucional të shpërndajes së parlamentiut pse atë nuk e rikandiduan për Presidente, dhe tani shpreson të mbijetojë politikisht duke kërkuar në një mënyrë apo një tjetër për ta mbajtur veten në politikë.

Vjosa e gënjen veten e ndoshta mendon se antarësia e LDK-së mezi pret rikthiin e saj në LDK si shpëtimtare të rugovizmit dhe të LDK-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Sot, më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Nxënësi është e ardhmja”
Next post Në rrugën pa kthim