Jam me Kurtin  sepse ai të parën ka Kosovën, sovranitetin e Kushtetutën ashtu si Presidenti Trump që të parën ka SHBA-të

Read Time:1 Minute, 33 Second

Nga Naim Katipi

Të gjithë shqiptarët e vërtetë e patriotë e duan Kosovën të fortë, të lirë ,të pavarur dhe me sovranitet e legjitimitet shtetëror të konsoliduar.Të gjithë shqiptarët patriotë të parën kanë Kosovën, dhe shqiptarët patriotë njohin dhe respektojnë dhe u janë mirënjohës SHBA-ve për kontributin vendimtar të asaj që sot kemi Shtetin e Pavarur të Kosovës.Jam kundër të gjithë asaj politike korruptive, dështake, nihiliste dhe djallëzore e cila sot me djallëzi dhe hipikrizi i kundërvihet Kryeministrit Kurti, ku  si justifikim kundër tij përdorin të ashtuquajturin “antiamerikanizëm” të Kurtit.

Nuk rezulton kurrë që një politikë sovraniste, kombëtare ,një politikë antikorrupsion, e hapur dhe transparente karshi popullit të vet, dhe nuk   ka shanse kurrë që një politikë që mbron sovranitetin dhe legjitimitetin e shtetit të Kosovës, sic është qeverisja e Albin Kurtit, kurrë nuk mundet që një politikë e tillë e Kurtit të jetë antiamerikane, por përkundrazi politika mirëqeverisëse e Kurtit është politikë kombëtare dhe politikë pro-SHBA-ve njëkohësisht. 

Kjo për faktin se SHBA-të janë kontributorja kryesore e Luftën për clirimin e Kosovës, SHBA-të janë  njohësja e parë e shtetit dhe të Pavarësisë së Kosovës si dhe mbështetësja kryesore në shtetndërtimin modern e demokratik të Kosovës;SHBA-të janë mbështetësja kryesore për njohjet e Kosovës dhe të antarësimit të saj në organizma ndërkombëtare; ato janë mbështetësja kryesore për integrimin e Kosovës në BE. Nuk po zgjatem shumë dhe më tej por  po e mbyll këtë shkrim me këtë pyetje  se: a nuk është Kurti pro të gjitha këtyre për të cilat SHBA mbështesin Kosovën , dhe pra a nuk është Kurti kryeministri më besnik dhe më serioz pro SHBA-ve dhe në shërbim të shtetit,sovranitetit dhe legjitimitetit të Kosovës?Dhe se a nuk është politika Kurti për Kosovën si ajo e presidentit Donald Trump për SHBA-të?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Filip Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet 
Next post Hagë: Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues “Ruani paanshmërinë”!