Jeffrey Hovenier: Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë

Read Time:2 Minute, 42 Second

Me rastin e 25-vjetorit të operimit në Kosovë të Institutit Kombëtar të Demokratik (NDI), ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier , deklaroi se pozicioni i ShBA-së nuk ka ndryshuar, është i palëkundur dhe nuk do të ndryshojë.

“Do doja të marrë disa minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së SHbA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keqprezenzim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, ka thënë Hovenier.

“Ne nuk e pranojmë si të vërtetë asnjë përpjekje që vë në pikëpyetje statusin e Kosovës apo institucioneve të tij. Më lejoni të jem i qartë: Kushtetuta e Kosovës është legjitime dhe jemi krenarë për rolin tonë në mbështetje të popullit të Kosovës teksa e zhvilluan atë. Më lejoni të jem i qartë: Institucionet e shtetit të Kosovës janë krejtësisht legjitime dhe jemi krenarë që kemi ndihmuar në krijimin dhe konsolidimin e atyre institucioneve, përfshirë edhe asistencën nga NDI dhe partnerët tjerë”, deklaroi Hovenier.

Ai tutje foli edhe për premtimin që Qeveria e Kosovës ia kishte dhënë ShBA-së para shpalljes së pavarësisë.

“Dua të ritheksoj edhe një pikë kyçe: premtimi i Kosovës është si shtet i pavarur, sovran e multi-etnik, me mbrojtje të veçantë për të drejtat e pakicave, dhe jemi krenarë me rolin që kemi luajtur për të ndihmuar partnerët e Kosovës për të avancuar këtë vizion, dhe vazhdojmë përpjekjet tona për të punuar me qeverinë aktuale në kërkim të bashkëpunimit më të afërt për të parë se ky vizion është realizuar. Vizioni ynë mendoj se është shumë i qartë: Kosova gëzon një shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta, përfshirë edhe ato nga komunitetet pakicë”.

Duke folur për NDI, ambasadori Hovenier theksoi se që nga fillimi i NDI-së, ShBA-ja ka mbështetur programe të ndryshme të Institutit, ndërsa e ka quajtur dëshmi tjetër të përkushtimit të shtetit të tij ndaj Kosovës.

“Viteve të saj këtu, duke i ofruar NDI-së përafërsisht 40 milionë dollarë amerikanë për të mbështetur programet e aktivitetet në Kosovë gjatë kësaj kohe. Tani, arsyeja për këtë mbështetje të qeverisë amerikane për NDI-në në Kosovë është vërtet e thjeshtë. Puna e NDI-së në Kosovë është efikase, me kosto efektive dhe ka pasur ndikim të madh. NDI luajti një rol kritik dhe disa mund të argumentojnë një rol thelbësor në zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në Kosovë. Dhe të gjithë ju që jeni mbledhur këtu sot jeni dëshmi e suksesit të NDI-së, përfaqësoni një gamë të gjerë partish politike, shumë prej të cilave marrin mbështetje kritike nga NDI me trajnime mbi organizimin e partisë, zhvillimin e politikave dhe fushatën në vitet pas luftës… E thënë thjesht, NDI ka ndihmuar që qeverisja në Kosovë të bëhet më efektive, më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese”, deklaroi ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Dështoi takim trepalësh në Bruksel, Bislimi: Pala serbe e kushtëzoi agjendën
Next post Opozita në Shqipëri është Gazeta “SOT” dhe zëri qytetar te Bashkim Hoxha