Opozita në Shqipëri është Gazeta “SOT” dhe zëri qytetar te Bashkim Hoxha

Read Time:3 Minute, 3 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri ka pluralizëm partish,por të gjitha partitë janë kapur  nga një elitë e vogël përfituesish  që fatkeqësisht mbështeten prej antarësisë së tyre, pra partitë në Shqipëri janë grupime njerëzish prej të cilëve përfitojnë një pakicë shumë e vogël individësh të cilët gabimisht quhen “elitë”.

Them se quhen gabimisht elitë sepse elitë do të thotë përzgjedhje e më të mirëve, mirëpo në politikën shqiptarë elita drejtuese e partive politike është përzgjedhja më e keqe, më e paduhura dhe më e dëmshmja.

Politika në Shqipëri në këtë tranzicion ka bashkëqeverisur në bashkëkorrupsion  ajo pjesë që ka qenë në opozitë së bashku me atë që ka qenë në pushtet.Opozitarizmi ka qenë fasadë për të justifikuar se ekziston demokracia dhe pluralizmi.

Mediat si gazetat ashtu edhe televizionet në Shqipëri nuk janë as demokratike, as të lira dhe as të pavarura , por janë: politike, të blera dhe mercenare që lëkunden e shkojnë andej nga i josh paraja dhe pushteti si dhe  interesi i pronarit. Dhe si rrjedhojë edhe gazetarët e opiniostët janë të detyruar të punojnë atë se cfarë urdhërohen.Mediat në Shqipëri nuk luajnë rolin e pushtetit të katërt por atë të shëbimit ndaj pushtetit politik dhe të parasë.

Opozitarizmi i vërtetë në Shqipëri ka qenë Gazeta “SOT”, e cila që kur doli në shtyp e deri më sot ka qenë vigjilente, “hetuese” dhe kritike e pakompromis kundër cdo lloj politike e pushteti korrupsioni, hajdutërie e tradhtie publike.Edhe sot  kjo gazetë   është më e kërkuara dhe më e lexuara nga qytetarët  si zëri i së vërtetës, pasi te  ajo nuk ka anshmëri dhe as shërbim e mercenarizëm mediatik as për qeverinë dhe as për opozitën e korruptuar.Kjo gazetë ka një staf intelektual gazetarsk të mirëfilltë dhe të guximshëm por të thënë e informuar opinionin me realitetin dhe me të vertetat aq sa me saktësi konstatohet dhe vlerësohet si opozitarizmi i vërtetë kundër të këqijave publike të politikës, të pushtetit dhe të opozitës politike e drejtësisë.

Po kështu opozitarizmi publik  i vërtetë  është prej më shumë se 25 vitesh , është opozitarizmi qytetar te emisioni i mëngjezit i drejtuar nga intelektuali i shquar, gazetari, publicist dhe shkrimtari i mirënjohur Bashkim Hoxha, që është emisioni televiziv më i ndjekur në Shqipëri, Kosovë e diasporë. Nëse don të mësosh realitetin politik, demokratik, juridik , pra nëse don të njohësh se si punojnë demokracia, qeveria, opozita, drejtësia, mediat  dhe institucionet e shtetit atëhere dëgjoni zërin qytetar te emisioni i Bashkim Hoxhës.

Këtë që paraqita shkurtimisht më lart është një e vërtetë që e thonë publiku edhe për faktin se gazeta “SOT” ka qenë propoganduesja dhe mbështetësja më e madhe e Vettingut në Drejtësi dhe pothuajse e vetmja që jep lajme dhe informacione për Kosovën.  

Po kështu edhe te Bashkim Hoxha këtë reformë jetike, Reformën në Drejtësi po e mbështet edhe publiku  në atë mundësi që i ofrohet atij te ky emision për të thënë realitetin.Për shkrimtarin dhe gazetarin Bashkim Hoxha unë do të sjell në kujtesë edhe atë kontribut të jashtëzakonshëm  me televizioni e drejtuar prej tij , TEUTA, për atë kontribut të jashtëzakonshëm që ka dhënë ai në kohën e Luftës në Kosovë, ku televizioni i tij për 24 orë në ditë ka qenë në dispozicion të informimit publik se cfarë ndosh në Kosovë, për luftën clirimtare, ka qenë në dispozicin të qytetarëve kosovarë të dëbuar nga lufta për bashkimin e familjeve dhe për akomodimin e tyre, gjë për të cilën Kosova duhet të ishte treguar mirënjohëse z. BASHKIM HOXHA.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Jeffrey Hovenier: Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë
Next post Doli nga shtypi libri i titulluar “VARGJE NËPËR KOHË”, përmbledhje me poezi, autor Zeqir Kurti